Biznes

Shitjet e tabletit Surface Pro 3 rezultojnë 3-fish më të larta se ato të Surface Pro 2

Oct 27 2014
0 Shpërndarje
Shitjet e tabletit Surface Pro 3 rezultojnë 3-fish më të larta se ato të Surface Pro 2

Surface_2_with_simslotnew1Sipas ekzekutivëve të Microsoft, shitjet e Surface Pro 3 kanë qenë tepër të suksesshme. Në raportin e shitjeve të prezantuar të enjten, kompania deklaronte se fitoi 908 milionë dollar nga shitjet e Surface Pro 3 këtë tremujor. Ka të ngjarë që shumë shpejt kjo shifër të shkojë 1 miliard.

Sipas reagimeve të klientëve, Surface pati një impakt shumë të mirë tek publiku. Surface Pro 3 shquhet për një perfomrancë të mirë. Kryesisht ka shfaqur shumë interes tek studentët dhe kompanitë e vogla, shumica e të cilave po zëvendësojnë laptopin apo kompjuterin e tyre normal me një Surface Pro 3. Aktualisht Surface Pro 3 gjendet në 28 tregje, por pritet që të fillojë shitjen dhe në shtete të tjera.

Ndërkohë nuk ndodh e njëjta gjë me Surface Pro 2 i cili mund të themi se është “zhdukur” totalisht. Po të hapim faqen zyrtare të kompanisë, Surface Pro 2 nuk shihet gjëkundi. Sigurisht që Microsoft preferon që më shumë të blihet Surface Pro 3 i cili është dhe më i shtrenjtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>