Analiza

Shitjet e telefonëve inteligjentë në rënie përpara mbërritjes së 5G-së

Jun 3 2018
0 Shpërndarje
Një prej faktorëve kryesorë që ka ndikuar në këtë rënie është Kina por IDC shpreson që në 2019-ën të kemi rritje si rezultat i debutimit të pajisjeve të para 5G. Shitjet e telefonëve inteligjentë në rënie përpara mbërritjes së 5G-së

Pas një dekade rritje, tregu global i telefonëve inteligjentë ngeci në vend në 2017-ën.

Sipas të dhënave të firmës analitike IDC, nuk do të ketë asnjë ndryshim të këtij trendi në 2018-ën.

IDC pret që shitjet këtë vit të jenë 1.46 miliardë telefonë.

Një prej faktorëve kryesorë që ka ndikuar në këtë rënie është Kina por IDC shpreson që në 2019-ën të kemi rritje si rezultat i debutimit të pajisjeve të para 5G.

Kjo rritje pritet të vazhdojë deri në 2022. IDC parashikon që telefoni i parë 5G të mbërrijë në fund të 2019-ës ndërsa do të zënë 18% të shitjeve në 2022. /PCWorld Albanian

Tags >

5GIDC
Lajmet e fundit>