Biznes

Shitjet e Windows 7 tejkalojnë ato të Vista-së për 234 %

Nov 6 2009
0 Shpërndarje
Shitjet e Windows 7 tejkalojnë ato të Vista-së për 234 %

Brandon Le Blanc (Bloger nga Windows Team Blog) nuk ka mundur ti fsheh emocionet kur ka raportuar rreth analizave të grupit NPD, për përgjigjet e konsumatorëve ndaj Windows 7.

“Ka qenë vërtetë e mrekullueshme të përcjellësh emocionet globale të krijuara rreth Windows 7, në veçanti gjatë një periudhe të vështirë ekonomike. Kanë kaluar vetëm disa javë të pakta qysh prej se kemi kuptuar rreth Windows 7, dhe i cili në fakt ka tejkaluar edhe shitjet e vetë Harry Potter-it të Britanisë së Madhe. Në Japoni, përdoruesit e zjarrtë kanë pritur në linjë për të futur duart të parët në Windows 7” shkroi Le Blancu i emocionuar në blogun zyrtar, Windows Team Blog.

Sipas shërbimit përcjellës javor të NPD, njësitë softuerike të Windows 7 në SHBA kanë kaluar ato të Vista-së për 234% gjatë ditëve të para të paraqitjes në treg. Megjithatë, të hyrat e krijuara nga shitjet e Windows 7 ishin vetëm 82% më të larta sesa ato të Vista-së gjatë periudhës të njëjtë përcjellëse. NPD shpjegoi se kjo është si rrjedhojë e zbritjeve të ofruara para shitjes dhe për shkak të dështimit të Microsoft për të vendosur versionin Ultimate në pozitën që duhet.

Windows 7 Home Premium Upgrade me një çmim mesatar të shitjes prej 76$ ishte SKU-ja më e shitur e Windows 7, gjatë javës së fundit të tetorit të këtij viti (pas 24 tetor, 2009).

Tags >

windows
Lajmet e fundit>