Biznes

Shitjet e Windows 8 po ecin ngadalë

Nov 20 2012
0 Shpërndarje
Shitjet e Windows 8 po ecin ngadalë

Fillimi i shitjeve të Windows 8 mund të mos jetë edhe aq premtues. Ato nuk po ecin sipas pritjeve dhe parashikimeve të Microsoft-it, shprehet një vëzhgues i përhershëm i kompanisë.

Në të njëjtën kohë, një shitës i njohur online për PC deklaron se shitjet e sistemit të ri operativ “po ecin me ngadalë”. Blogeri Paul Thurrott, shkruan për “ Supersite for Windows”-in e tij se shitjet e Windows 8 jo vetëm që nuk po përmbushin pritjet e kompanisë e nuk po arrijnë rezultatet e produkteve të tjera të saj, por ato nuk po kapin dot as pritjet dhe parashikimet më të ulta.

Shitjet e Windows 8 nuk kanë qenë të larta as për Newegg. Zëvendës presidenti i menaxhimit të produktit të kompanisë Merle McIntosh thotë se ata ishin parapërgatitur për një kërkesë të lartë pas lançimit, e cila në fakt nuk ndodhi.

Megjithatë, ai shpjegoi se shitjet e harduerëve dhe softuerëve Windows 8 po përmirësoheshin në mënyrë të vazhdueshme.

Deri tani, shifra zyrtare për shitjet e Windows 8 ka qenë nga Microsoft-i

Burimet e Paul Thurrott thonë se Microsoft-i po iu hedh fajin më tepër prodhuesve të harduerëve dhe “pamundësisë e tyre për të shpërndarë produktet”. Gjithsesi, shumë prej prodhuesve të PC-ve shpërndanë pajisjet me Windows 8 shumë pak pas datës së lançimit më 26 tetor.

Sipas raportimeve, Microsoft-i është i zhgënjyer me dizajnet e para të harduerëve me Windows 8, i cili mund të jetë duke shkaktuar konfuzion për përdoruesit. Një arsye tjetër është edhe largimi i papritur i Steven Sinofsky, i cili ka drejtuar sektorin Windows gjatë periudhave të lançimit për Windows 7 dhe 8.

Ai u largua vetëm dy javë pas lançimit të Windows 8. Deri tani, i vetmi numër zyrtar për shitjet e Windows 8 ka qenë raportimi i Microsoft-it, sipas së cilit sistemi operativ është shkarkuar 4 milionë herë në 4 ditët e para pas lançimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>