Analiza

Shitjet gjatë të Premtes së Zezë arrijnë vlerën 1.2 miliardë $, Amazon top shitësi me pakicë

Dec 2 2013
0 Shpërndarje
Shitjet gjatë të Premtes së Zezë arrijnë vlerën 1.2 miliardë $, Amazon top shitësi me pakicë

money-cash-investment-645x250Sipas ndërmarrjes analitike të uebit, ComScore, shitjet online në SHBA gjatë të Premtes së Zezë kanë arritur vlerën prej 1.2 miliardë dollarë vetëm nga kompjuteri dhe desktopi.

Dihet që një numër i ndërmarrjeve që bazohen në komercializëm elektronik kanë shijuar një periudhë të suksesshme të shitjeve: eBay dhe PayPal kanë parë rritje të numrave për porositjet e bëra dhe ComScore ka hedhur më tepër dritë për të Premten e Zezë, për të cilën thotë që është dita e parë e vitit që solli miliarda shpenzime gjatë një dite.

ComScore, që nuk përfshin të dhënat për shitjet e bëra me pajisje mobile thotë që 1.198 miliardë dollarë ishin shpenzuar gjatë të Premtes së Zezë, që paraqet një rritje prej 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa shitjet gjatë ditës së Falënderimeve arritën shifrën prej 766 milionë dollarësh, që paraqet një ngritje prej 21 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Vetë muaji nëntor solli shitje të shumta online prej 20.574 miliardë dollarë, që paraqet një ngritje prej 24 për qind nëse shikojmë periudhën prej katër javësh përpara ditës së Falënderimeve, që ishte më vonë këtë vit.

ComScore thotë që ky rekord është shënuar nga 66.1 milionë amerikanë të cilët kanë bërë blerje gjatë kësaj periudhe (duke llogaritur vetëm blerësit nga desktopi/laptopi) dhe e radhit Amazon-in si top shitësin me pakicë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>