Analiza

Shitjet globale të PC’ve shënojnë rritje

Jul 14 2011
0 Shpërndarje
Shitjet globale të PC’ve shënojnë rritje

Sipas kompanisë, tregu në SHBA ka vazhduar të përjetojë rënie edhe pse në përgjithësi ka shenja të rimëkëmbjes gjatë çerekut të dytë. Në anën tjetër në nivel global është shënuar një rritje prej viti në vit me 2.6 për qind, që është mjaft afër me parashikimin e IDC prej 2.9 për qind. 

Rritja e shitjeve sipas raportit duket të jetë falë shitjeve të mira në tregjet në zhvillim e sipër. Si në SHBA ashtu edhe në Evropën perëndimore ka rënie, por këto tregje po mbajnë në hapa të mirë tregun e PC’ve dhe po qojnë para zhvillimin e të hyrave.

Sipas analistëve fajin për rënie e kanë tabletët dhe celularët e mençur, megjithatë jetëgjatësia e PC’s dhe përvojat që ofron me performancën e tij kompjuteri personal, thuhet se vazhdojnë të jenë faktor të rëndësishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm. HP vazhdon të jetë numër një në botë me një rritje prej 3% krahasuar me çerekun e njëjtë në vitin 2010, pastaj vjen Dell me 2.8%, Lenovo me 22.9%, Acer Group (me rënie -10.1%), Asus me rritje 6,0 në vendin e 5, etj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>