Lajmet

Shitjet Mac Pro ndalojnë në 1 mars në vendet e BE

Feb 1 2013
0 Shpërndarje
Shitjet Mac Pro ndalojnë në 1 mars në vendet e BE

Nëse jetoni në një nga vendet e Bashkimit Evropian dhe keni menduar për të blerë një Mac Pro, nuk është mirë që të prisni shumë gjatë.

Ditën e enjte, Apple u tha ri-shitësve dhe bashkëpunëtorëve të shitjes se do të ndalojë të gjitha shitjet e sistemit desktop më 1 mars në mënyrë që të bëjë ndryshimet e nevojshme në përputhje me standardet rregullatore të reja të BE.

IEC 609.501 Amendamenti 1, i cili hyn në fuqi më 1 mars, merret me sigurinë dhe standardet elektrike, se si ato lidhen me pajisjet elektrike. Për fat të keq për klientët e BE-së, Mac Pro nuk është në përputhje me këtë standard, për shkak të çështjes së energjisë elektrike në portat e vet I/O, si dhe të vendosjes së ventilatorit.

Pro është i vetmi produkt i Apple që bie ndesh me këtë Amendament, ndoshta për shkak të ndërtimit të tij fillestar dhe mos pasjes së përmirësimeve që nga 2010, përjashtuar një rritje të vogël shpejtësie qershorin e kaluar.

Ky vendim vetëm ndikon në vendet brenda Bashkimit Evropian, vendet kandidate të BE-së, dhe vendet e EFTA-s. Banorët e jashtë këtyre vendeve (përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanada), mund të vazhdojnë të porosisin Pro Mac, pas 1 mars pa asnjë problem.

Si të menaxhoni kontaktet tuaja nga iOS në Windows

Nëse ky zhvillim demoralizon besimin tuaj në lidhje me Pro Mac, mos u alarmoni ende: Tim Cook ka thënë në mënyrë të përsëritur për konsumatorët se kompania është duke punuar në pasuesin e Mac Pro dhe me fat, ne do të dëgjojmë më shumë në lidhje me të gjatë 2013.

Nëse jeni në BE dhe jeni ende me mendimin për të marrë një prej sistemeve aktuale desktop të Apple para afatit, mund të jetë koha për të vizituar dyqanin Apple apo rishitesit. (PCWorld Albanian)

Mac Pro

Tags >

Mac
Lajmet e fundit>