Analiza

Shitjet e video lojërave kanë pësuar rënie gjatë vitit 2009

Feb 3 2010
0 Shpërndarje
Shitjet e video lojërave kanë pësuar rënie gjatë vitit 2009

Raporti, i cili është formuluar nga Top Global Market, The NPD Group, GfK Chart-Track Limited and Enterbrain, gjithashtu vëri në dukje se shitjet e lojërave në periudhën janar-dhjetor kanë arritur në 379.3 milion njësi të shitura.

Ndoshta edhe është pritur, rënia ka qenë modeste në Japoni, e cila ka përjetuar një rënie të vogël prej dy përqind në njësitë softuerike, një ngadalësim prej pesë përqind në softuer për konzola dhe një rënie prej një përqind në softuer për argëtim portativ.

Për kontrast, SHBA dhe Britania e Madhe kanë pësuar rënie gjegjëse prej 7 dhe 14 përqind.
 


Në SHBA, konzolat dhe softueri postuan një rënie prej 7 dhe 8 përqind, ndërsa njësitë në Mbretërinë e Bashkuar shënuan një rënie prej 6 dhe 25 për qind.

Megjithatë, analistja nga NPD Group Anita Frazier theksoi se industria megjithatë ka arritur të “nxisë” vëllime të konsiderueshme ishin “të padukshme” para vitit 2008.

“Me investimet e mëdha që nevojiten për të prodhuar softuer për këtë gjeneratë të konzolave, shumë botues shprehen çdo vit se do të lëshojnë më pak tituj, gjë që do të lejojë që ekipet të përqendrohen më mirë në suksesin maksimal të secilit titull” shpjegoi Frazier.

“Teoria është se kjo do të prodhojë më shumë lojëra me cilësi më të lartë duke rezultuar me shitje më të mirë. [Megjithatë], të dhënat nga fund i vitit 2009 na tregon se numri i titujve që po hyjnë në treg është ende në rritje me 778 tituj të ri lëshuar në 2009, që është një ngritje nga 764 në që ishte në vitin2008. ”

Frazier shtoi se industria ka vënë re “disa dëshmi”  në marrëdhënie vëzhguese në mes numrit të titujve të lansuar dhe shitjeve mesatare të njësive për një titull.

“Kur shikoj prapa gjatë shtatë viteve të fundit, ne shohim se 2004 kishte numër më të ulët të titujve të lansuar, por ka pasur shitje më të lartë mesatare në njësi. Nga ana tjetër, viti 2009 kishte numrin më të madh të titujve të lansuar dhe shitjet mesatare të njësive ishin më të ulëtat që prej vitit 2005”.

Top 5 lojërat më të shitura të vitit 2009                           Tituj total të shitur:
 
Call Of Duty: Modern Warfare 2                                              11.86 milion 
Nintendo Wii Sports Resort                                                       7.57 milion
New Super Mario Bros Nintendo Wii                                       7.41 milion
Nintendo Wii Fit Plus                                                                    5.80 milion
Wii Fit Nintendo                                                                             5.44 milion

Lajmet e fundit>