Analiza

Shitjet e video lojërave vazhdojnë me rënie

Sep 10 2010
0 Shpërndarje
Shitjet e video lojërave vazhdojnë me rënie

Shitjet e harduerit dhe softuerit në SHBA kanë pësuar rënie prej 10 për qind në muajin gusht, thuhet në një raport të botuar nga grupi hulumtues i tregut NPD Group. Në bazë të shifrave më të fundit del se të hyrat gjithashtu kanë pësuar një rënie prej 8 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Sa i përket muajit gusht, shitjet e softuerit të lojërave kanë rënë 14 për qind, kurse shitjet e konzolave dhe pajisjeve të dorës kanë pësuar një rënie më të lehtë prej 5 për qind.

Muaji gusht ishte muaji më i keq për Nintendo Wii qysh prej lansimit në vitin 2006, pasi që kjo platformë ka pësuar një rënie prej 12 për qind. Lajmi nuk bëhet më i mirë as kompaninë Nintendo në tërësi pasi që edhe Nintendo DS ka pësuar një rënie, dhe atë mjaft të madhe prej 38 për qind. Kompania është duke planifikuar një zëvendësues të DS me një ekran 3D që do të paraqitet vitin e ardhshëm, ndërsa pavarësisht krizës, Wii mbetet një prej konzolave me shitjen më të mirë të të gjitha kohërave.

Por nuk është çdo gjë keq në kuadër të raportit të NPD Group. Për të tretin muaj me radhë, Microsoft Xbox 360 ka tejkaluar shitjet e Sony Playstation 3, PSP, Nintendo DS dhe Wii. Në fakt, edhe shitjet e PS3 dhe të XBOX 360 kanë vërejtur rritje të vëllimit të shitjeve kurse ato të Wii kanë pësuar rënie. Microsoft sipas të gjitha gjasave do të ketë shitje të fuqishme edhe në vazhdim, pasi që pritet debutimi i shtojcës Kinect që është sistem që punon në ndjeshmëri të lëvizjes dhe pritet të paraqitet në nëntor.

Move i kompanisë Sony, që përfaqëson mjaft mirë dorëzën e Wii, do të paraqitet në shitje këtë muaj dhe sigurisht do të ketë ndikimin e vet edhe në shitjet e Nintendo.

Lajmet e fundit>