Vëzhgim

Shkarkimet e Opera, trefishohen

Mar 4 2010
0 Shpërndarje
Shkarkimet e Opera, trefishohen

Sipas Rolf Assev, shef oficer i strategjisë për prodhuesin Norvegjez të shfletuesit, shkarkimet dallojnë prej shteti në shtet, “por është e vërtetë se në disa shtete të mëdha shkarkimet e Opera-së kanë arritur të trefishohen” u shpreh ai. Opera ka cituar në veçanti Belgjikën, Francën, Spanjën, Poloninë dhe Britaninë e Madhe.

Assev tha se rrjedhja e shkarkimeve ishte mbi dhe përtej rritjes së shkaktuar nga paraqitja e fundit e Opera 10.5. “Ne krahasuam shkarkimet me lansimet e mëhershme, siç ishte rasti me Opera 10.0, 10.10 dhe 9.5, dhe trefishimi është përtej asaj që normalisht presim me lansimin e një versioni të ri”, tha ai.

Microsoft ka filluar me servilin e të ashtuquajturit “ballot screen” përmes Windows Update gjatë ditës së Hënë. Kjo është sjellë në skenë si rezultat i një marrëveshjeje të arritur gjatë vitit të kaluar me rregullatorët e antitrustit të Bashkimit Evropian, pothuajse dy vite pasi Opera vendosi një padi, me të cilën akuzoi rivalin se po luan një lojë jo të barabartë duke lidhur Internet Explorer me Windows.

Ekrani paraqitet para PC-ve me Windows, ku Internet Explorer është i vendosur si shfletues i zakonshëm dhe i lejon përdoruesit që të shkarkojnë dhe të instalojnë shfletues të mëdhenj e të vegjël nga konkurrentë si Apple, Google, Mozilla, Opera e të tjerë.

Sipas rezultateve preliminare, Assev u pajtua se “Ballot Screen” po kryen punën për të cilën është dizajnuar. “Pa dyshim që po, sepse njerëzit tani janë më të vetëdijshëm rreth zgjidhjeve që ata kanë” tha ai. “Ne kemi shumë më shumë trafik shkarkues nga ekrani përzgjedhës”.

Megjithatë jo të gjithë janë ndarë të kënaqur me ekranin. Dje, një grup lobues anëtarët e të cilit janë disa prej armiqve më të përbetuar të Microsoft – IBM dhe Oracle – u kanë sugjeruar zyrtarëve të antitrustit anembanë botës që t’i bëjnë presion Microsoft-it për të ofruar ekranin përzgjedhës të shfletuesve në secilin kompjuter, e jo vetëm të atyre evropian.

Lajmet e fundit>