Lajmet

Shkarkimi i iOS 7 ka shkaktuar bllokim në trafikun e Internetit

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
Shkarkimi i iOS 7 ka shkaktuar bllokim në trafikun e Internetit

iOS7Sipas kompanisë së sigurisë në Ueb “Blue Coat” e cila gjurmon aktivitetin në Internet ka deklaruar se shkarkimet masive të iOS 7 kanë shkaktuar bllokim të madh trafiku në ditët e para të lançimit të këtij softueri.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga pajisjet në gjithë botën që në momentin e parë të fillimit të shkarkimeve të sistemit trafiku i Apple.com është shtuar me 256% më tepër.

Gjatë këtyre ditëve mund të thuhet se trafiku i Apple.com përbënte minimalisht rreth 32% të gjithë trafikut në Internet.

Një përfaqësues i kompanisë monitoruese është shprehur: “Në këto 5 vite punë në Blue Coat asnjëherë nuk kisha hasur një trafik të tillë Interneti për shkak të përditësimit të një softueri. Përditësimet e mëparshme të iOS apo të Windows kanë shënuar pika kulminante, por nuk mund të krahasohen aspak me efektin e iOS 7.”

Në lidhje me këtë ngarkesë shumë përdorues të Apple janë ankuar për ngadalësim të shpejtësie së shkarkimit.

Kjo ka ndodhur edhe për shkak të madhësive të ndryshme të softuerit në varësi të pajisjes pasi për disa përdorues ka qenë vetëm disa megabyte ndërsa për disa të tjerë ka arritur deri në 1.2 GB. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>