Blog

Shkarkohen dy imamë në Turqi, investuan në Bitcoin

Mar 30 2018
0 Shpërndarje
Mecit K, i cili ishte imam në një xhami në Zonguldak, dhe Satilimis B, i cili shërben gjithashtu si imam në një fshat të afërt, thuhet se kanë investuar në bitcoin. Shkarkohen dy imamë në Turqi, investuan në Bitcoin Photo Source: Coin Telegraph

Dy imamë Turq janë pushuar nga puna për përfshirje në investime bitcoin sipas raportimeve të mediave lokale.

Autoritetet fetare Turke lëshuan një urdhër në Nëntor të 2017-ës ku thuhej se bitcoin ishte i ndaluar në Islam.

Është raportuar se dy përfaqësuesit fetarë janë larguar nga detyra dhe funksionet e tyre.

Mecit K, i cili ishte imam në një xhami në Zonguldak, dhe Satilimis B, i cili shërben gjithashtu si imam në një fshat të afërt, thuhet se kanë investuar në bitcoin.

Vitin e kaluar autoritetet fetare turke shpallën të ndaluar përdorimin e monedhave kriptografike. /PCWorld Albanian

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>