Lajmet

Shkarkohet nga detyra, sepse luante FarmVille

Mar 31 2010
0 Shpërndarje
Shkarkohet nga detyra, sepse luante FarmVille

Dimitar Kerin ka shfrytëzuar lidhjen pa tela të këshillit dhe një laptop të ofruar nga qyteti për të, për të pasur qasje në FarmVille gjatë mbledhjeve.

Kerinit i është tërhequr vëmendja shpeshherë nga udhëheqësi i këshillit Illko Illev, por ai nuk kuptoi asnjëherë deri në momentin kur anëtari tjetër i këshillit Todor Hristov plotësoi një formular për shkarkimin formal të Dimitar Kerin, në mënyrë që ai të ketë “më shumë kohë për të luajtur në fermën e tij virtuale”.

Kerin mbrojti vetën duke thënë se anëtarët e tjerë të këshillit dhe zyrtarë të komunës gjithashtu kanë luajtur Farmville, në teknologjinë e qytetit.

Sipas raporteve, votimi për të larguar Kerin, ishte 20 me 19.

Lajmet e fundit>