Blog

Shkarkohet shefi i Intel pas pesë vitesh në detyrë

Jun 21 2018
0 Shpërndarje
Sipas kompanisë kjo rregullore aplikohet për të gjithë menaxherët. Menjëherë pas lajmit aksionet ranë me 2%. Shkarkohet shefi i Intel pas pesë vitesh në detyrë

Intel lajmëroi ditën e sotme se shefi ekzekutiv i kompanisë Brian Krzanich do të largohet menjëherë pasi kishte shkelur rregulloren e kompanisë.

Ai ka mbajtur këtë post që nga Maji i 2013-ës. Intel tha se se Krzanich kishte pasur një marrëdhënie me një punonjëse të kompanisë, gjë që bie ndesh me rregulloren e Intel.

Pasardhësi i tij do të jetë Robert Swan i cili aktualisht shërben si shef i departamentit të financave.

Sipas kompanisë kjo rregullore aplikohet për të gjithë menaxherët. Menjëherë pas lajmit aksionet ranë me 2%.

Në tre muajt e parë kompania raportoi 4.5 miliardë dollarë fitim nga 16 miliardë dollarë të ardhura. /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>