Softuer

Shkarkoni aplikacionet duke i skanuar ikonat e tyre në iOS

Feb 15 2012
0 Shpërndarje
Shkarkoni aplikacionet duke i skanuar ikonat e tyre në iOS

Ekzistojnë shumë aplikacione që mund të ju ndihmojnë në skanimin e kodit QR për të arrirë tek URL-ja e shkarkimit të aplikacioneve. Por një aplikacion i ri për iOS, i quajtur EyeconIt ua mundëson skanimin e ikonave të aplikacioneve për të arrirë tek URL-ja për shkarkim. Për shembull, nëse ju do të ishit duke lexuar një vëzhgim të ndonjë aplikacioni në kompjuterin tuaj, do të ju mjaftonte që vetëm të skanoni ikonën e aplikacionit përgjatë kamerës së pajisjes iPhone për t’u dërguar tek shkarkimi i atij aplikacioni. Ky aplikacion është i veçantë për njohje të ikonës që me siguri se do të sjellë përshtatshmëri tek përdorues të shumtë të iOS; ju mund t’i skanoni ikonat e aplikacioneve nga ekrani i kompjuterit tuaj, në faqet, ose madje nga telefonat e shokëve tuaj. Aplikacioni është falas për shkarkim dhe i mundshëm për t’u përdorur me pajisjet që e kanë sistemin operativ iOS version 4.0 e më lart.

Veçoritë:

Një aplikacion i përshtatshëm për përdoruesin.

I përshtatshëm me pajisjet që e kanë sistemin operativ iOS.

Ua mundëson marrjen e URL-së së shkarkimit duke i skanuar ikonat e tyre.

Mund të skanojë ikonat nga ekranet dhe letra.

Klikoni këtu për ta shkarkuar./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>