Vëzhgim

Shkarkoni falas tërë biblotekën e National Academies Press

Jun 17 2011
0 Shpërndarje
Shkarkoni falas tërë biblotekën e National Academies Press

Ja edhe lajmërimi i bërë nga Shtypi i Akademive Kombëtare:

Që nga sot, të gjitha llojet PDF të librave të botuar nga Shtypi i Akademive Kombëtare do të mund të shkarkohen nga çdokush pa pagesë. Kjo përfshin një katalog të tanishëm të më shumë se 4,000 libra edhe raportet për të ardhmen nga Press. Qëllimi i Shtypit të Akademive Kombëtare (NAP) – botues për Akademinë Kombëtare të Shkencave. Akademinë Kombëtare të Inxhineringut, Instituti të Mjekësisë dhe Këshillit Kombëtar për Hulumtime – është që të shpërndajë përmbajtjen e instituteve aq shumë sa të jetë e mundur derisa të jetë qëndrueshmëria e mbulimeve financiare. Deri në atë cak, NAP filloi ofrimin e përmbajtjes online në 1994. Përpara lajmërimit të sotshëm, të gjithë PDF-të ishin falas për t’u shkarkuar në shtetet e zhvilluar dhe 65% e tyre ishin të gati për t’u shkarkuar nga çdo përdorues.

“Mostra e biznesit tonë është zhvilluar kështu që tani është financiarisht e mundshme vendosja e kësaj përmbajtje për tërë botën pa pagesë,” tha Barbara Kline Pope, e cila është drejtoreshë ekzekutive për Shtypin e Akademive Kombëtare. “Kjo është një mundësi e mahnitshme për të bërë një ndikim pozitiv duke shpërndarë në mënyrë efektive diturinë dhe analizat tona.”

Vizitoni faqen www.nap.edu dhe merrni një kopje të gjërave që ju pëlqejnë./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>