Lajmet

Shkarkoni këtë aplikacion Android pa pagesë për t’u mbrojtur nga Heartbleed

Apr 30 2014
0 Shpërndarje
Shkarkoni këtë aplikacion Android pa pagesë për t’u mbrojtur nga Heartbleed

cm-security-heartbleed-scannerGjatë gjithë kësaj kohe, vrima e sigurisë Heartbleed, e cila është përhapur në mijëra uebfaqe dhe ka prekur rreth 66% të gjithë internetit që prej momentit të zbulimit. Aktualisht ekzistojnë edhe uebfaqe të tjera pafund të cilat duhet të aplikojnë përditësimet e nevojshme për të mbrojtur përdoruesit e tyre.

Duke marrë parasysh edhe faktin që aplikacionet Android lehtësisht të cënueshëm nga Heartbleed janë shkarkuar plot 150 milionë herë, mund të themi se Heartbleed përbën një problem tepër të rëndësishëm për përdoruesit e Android.

Së fundmi është lançuar aplikacioni i ri dhe i thjeshtë “CM Security heartbleed Scanner” i cili ka si synim mbrojtjen e smartfonëve dhe tabletëve Android pa pagesë.

Funksionalitetet kryesore të këtij aplikacioni janë:

– Është i disponueshëm në Google Play 100% pa pagesë.

– Skanon të gjitha aplikacionet mobile në një pajisje Android për të identifikuar ato që janë infektuar nga Heartbleed.

– Kontrollon hardueret Android për të verifikuar sigurinë e pajisjes fizike.

– Rikujton përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre ose të çinstalojnë ato aplikacione të infektuara derisa të ndreqet vrima e sigurisë Heartbleed.

– Mbron të dhënat sensitive të përdoruesve, përfshirë këtu fjalëkalimet dhe kredencialet e llogarisë.

Për të shkarkuar aplikacionin në fjalë mund të ndiqni këtë link. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>