Ja se si

Shkarkoni libra falas për Kindle

Jul 3 2012
0 Shpërndarje
Shkarkoni libra falas për Kindle

Posedoni e-lexues Kindle dhe nuk dini se ku të kërkoni dhe gjeni material për të lexuar? Ueb faqja OneHundredFreeEbook është zgjedhja juaj ideale.

Ky shërbim online ju ofron me qindra tituj librash plotësisht falas. Krejt çfarë duhet të bëni, është të regjistroheni në këtë shërbim online dhe të filloni të shkarkoni tituj librash sipas dëshirës dhe përzgjedhjes suaj.

Nëse e largoni përzgjedhjen “paraqit vetëm falas (show only free)”, ju poashtu do të shihni titujt që kanë pësuar ulje të mëdha çmimesh.

Nëse përzgjedhja që ju shfaqet nuk mjafton, ju mund të shkoni tek faqja “Deals”, për të parë librat tjerë elektronik për Kindle që kanë pësuar ulje të çmimit.

Pasiqë faqja azhurnohet pothuajse çdo orë, ju mundeni edhe të abonoheni me furnizuesin e tyre RSS për t’u njoftuar rreth risive dhe azhurnimeve të librave falas dhe me pagesë.

Për të vizituar faqen e këtij aplikacioni klikoni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>