Lajmet

Shkarkoni në një dokument tërë historikun e kërkimeve në Google Search

Apr 22 2015
0 Shpërndarje
Shkarkoni në një dokument tërë historikun e kërkimeve në Google Search

google-search-iosGoogle po ofron një opsion të ri për ata që janë kuriozë të dinë se çfarë kanë kërkuar në internet kohë më parë. Gjigandi i kërkimit ka shtuar një karakteristikë të re në llogaritë Google e cila i jep mundësi përdoruesve të shkarkojnë një përmbledhje të kërkimeve të tyre të shkuara.

Ky opsion, i cili u zbulua gjatë një postimi jo zyrtar në blog, fillimisht eksporton historinë e kërkimit në Google Drive dhë më përdoruesit mund ta shkarkojnë.

Historia e kërkimit ruhet në një skedar të zip dhe janë të renditura sipas vitit dhe tre mujorëve. Google ka kohë që ka ofruar një opsion të ngjashëm me anë të të cilit përdoruesit mund të shohin se çfarë ata kanë kërkuar gjatë kohëve më të hershme, por kompania asnjëherë nuk ka ofruar një opsion të tillë shkarkimi të historisë së kërkimeve.

Ky opsion është pjesë e përpjekjeve të Google për ti dhënë më shumë akses përdoruesve në të dhënat e tyre, pse jo dhe në kërkimet e së shkuarës. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>