Lajmet

Shkarkoni pa pagesë lojën Pac-Man për Android

Mar 30 2013
0 Shpërndarje
Shkarkoni pa pagesë lojën Pac-Man për Android

Pac-ManLoja Pac-Man, e cila gjatë majit të këtij viti mbush 33 vite që kur ishte krijuar, ka disa forma, por mbase mund të ju ketë mbetur si nostalgji versioni origjinal i cili tani është falas në dyqanin Google Play, si pjesë e një loje të quajtur Pac-Man + Tournaments.

Me një pagesë të vogël ju do të shpërbleheni me përditësime javore që përmbajnë labirinte të reja për të luajtur.

Loja Tournament ofron çmime të shkëlqyera për dashamirësit e Pac-Man si “lodrat e fantazmave”. Planifikohet që së shpejti të jetë një version për iOS.

Namco e lëshoi atë për Android së pari sepse Android ka bazën më të instaluar ditore dhe Pac-Man tashmë është i pranishëm në App Store. (PC World Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>