Ja se si

Shkarkoni video nga YouTube me aTube Catcher

Jul 13 2012
0 Shpërndarje
Shkarkoni video nga YouTube me aTube Catcher

Për çdo ditë një numër i madh videosh publikohen në YouTube dhe Ueb faqet tjera që janë të popullarizuara, të cilat video ne mund t’i shikojmë, por nganjëherë ne duam edhe t’i shkarkojmë ato e t’i ruajmë në kompjuterat tanë për t’i shikuar më vonë.

Ka shumë programe që mund të na ndihmojnë për t’i shkarkuar këto video, por programi aTube Catcher është një ndër zgjidhjet më të mira pa marrë parasysh a jeni një përdorues i avansuar apo fillestar i kompjuterit.

Nganjëherë është e vështirë ta zgjedhim se cili program është më i miri për të shkarkuar video materiale nga burimet online dhe nëse vendosni ta provoni programin aTube Catcher, nuk do të zhgënjeheni.

Përveç faqes YouTube ju mund të shkarkoni video edhe nga faqet tjera. Programi aTube Catcher ka makinën e kërkimit të integruar që në mënyrë të dukshme e lehtëson kërkimin e videove dhe poashtu ju mund ta përdorni opcionin e shkarkimit direkt ku vetëm nevojitet ta shkruani burimin e videos që dëshironi ta shkarkoni.

aTube Catcher ka poashtu mundësinë e konvertimit automatik të çdo lloj videoje që shkarkoni. Nëse doni ta transferoni një video në smartfon, ju duhet ta zgjedhni formatin e përshtatshëm për telefonin tuaj dhe ky program do ta konvertoj pasiqë videoja të jetë shkarkuar. Makina e kërkimit punon në mënyrë shumë të mirë, kështuqë ju mund t’i gjeni videot në mënyrë të lehtë dhe të shpejt. Poashtu shpejtësia e shkarkimit është shumë e mirë duke mundësuar të merrni videon në mënyrë shumë të shpejt.

Ky program përveç videove, ka opcionin e shkarkimit edhe të materialit në formatin MP3. Në mënyrën më të mirë bënë kërkimin online të artistëve dhe këngëve dhe përveç që mund ta shkarkoni ju poashtu keni edhe mundësinë ta dëgjoni atë këngë pa e shkarkuar fare.

aTube Catcher padyshim është një ndër programet më të mira në treg për shkarkimin e video materialit nga Ueb faqet e ndryshme. Pasiqë është falas ju keni mundësinë për ta provuar dhe të vendosni se a do ta përdorni më tutje këtë program. Shkarkimin falas të këtij aplikacioni mund ta bëni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>