Lajmet

Shkelje e privatësisë në iPhone

Mar 17 2012
0 Shpërndarje
Shkelje e privatësisë në iPhone

Gabimi i Path ishte kritikuar nga vëzhguesit e industrisë dhe drejtoi në zbulimin e shumë aplikacioneve që po e bënin të njëjtën gjë të cilën ishte zënë edhe Path duke e bërë.

Përpara se të shpërthente Path, aplikacionet e popullarizuara si Facebook, Twitter, Instagra, Foursquare, Foodspotting dhe Yelp ishin gjithashtu duke dërguar të dhëna private në serverët e tyre, shumica e të cilave po bëhej pa e marrë pëlqimin së pari nga përdoruesi.

Por pasi që Path ishte i pari, do të mbahet në mend më së miri për këtë aksident.

Rrëfimi për Morin dhe Cook vjen nga BussinessWeek, që ishte shkruar rreth përpjekjes së Apple për të kontrolluar 600,000+ aplikacionet në dyqanin App Store.

Burime anonime i treguan Business Weeks që Morin “ishte tërhequr tek autoritetet e APple për t’u dënuar nga Kryeshefi Ekzekutiv Tim Cook dhe ekzekutivët e tjerë.”

Apple njihet për kontrollin që e kryen në produktet e veta dhe me siguri që anëtarët e ndërmarrjes ishin zemëruar me të marrë vesh që Path (dhe shumë aplikacione të tjera) ishin duke i thyer Rregullat e Shërbimit.

Path ishte lejuar që ta mbajë aplikacionin e vet në App Store pas krijimit të një shtytjeje që e bën një përdorues të japë leje për t’i përdorur të dhënat personale. Ai së fundi lëshoi versionin 2.1 të aplikacionit të vet, që e afron aplikacionin në posedimin e një API-je të hapur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>