Analiza

Shkëlqimi dhe rënia e kompjuterave Mac

Apr 7 2017
0 Shpërndarje
Gjatë një tryeze të rrumbullakët e cila u ndjek nga dy ekzekutivë të lartë të Apple, kompania zbuloi planet e mëdha për iMac dhe është në proces e sipër të rishqyrtimit të Mac Pro. Shkëlqimi dhe rënia e kompjuterave Mac Photo Source: CNET

Në një vendim të paprecedent, Apple ftoi një sërë mediash në zyrat e saj për të diskutuar rreth të ardhmes së kompjuterave Mac.

Gjatë një tryeze të rrumbullakët e cila u ndjek nga dy ekzekutivë të lartë të Apple, kompania zbuloi planet e mëdha për iMac dhe është në proces e sipër të rishqyrtimit të Mac Pro.

Ky takim më shumë sesa asgjë shërben si një sinjal shpresëdhënës për përdoruesit e Mac dhe se ato ngelen të rëndësishëm për kompaninë. Por dekadën e fundit rëndësia e biznesit të Mac ka rënë gradualisht.

Në 2000, kompjuterat Mac përbënin 86% të shitjeve të Apple. Me lançimin e iPod në 2002 gjërat filluan të ndryshojnë ndërsa në 2005 Mac nuk ishte më produkti i parë i kompanisë.

Trendi u përkeqësua më tutje me debutimin e iPhone në 2007-ën ndërsa në 2016-ën shitjet e Mac përbënin vetëm 11% të të ardhurave të Apple. /PCWorld Albanian

Tags >

AppleMac
Lajmet e fundit>