Harduer

Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama

Dec 29 2010
0 Shpërndarje
Shkencëtarët paraqesin procesorin me 1,000 bërthama

Hulumtuesit nga Skocia kanë ndërtuar një procesor me 1,000 bërthama që punon 20 herë më shpejtë sesa çipat e tanishëm dhe përdor më pak energji. Për të na befasuar për së mbari, ky çip i qaset diametrit maksimal të rrjetës në atë mënyrë që të mos ndikohet negativisht rrjeti që lidh bërthamat. Hulumtuesit besojnë se kjo teknologji e re do të bëhet më e zakonshme dhe do të ndihmojë që të përshpejtohen kompjuterët gjatë viteve të ardhshme.

Hulumtuesit kanë ndorur një FPGA (Field Programmable Gate Array), një çark të integruar specifik që zakonisht konfigurohet nga konsumatori pas prodhimit, për të ndërtuar çipin. Pasi që konsumatorët mund të konfigurojnë FPGA-në, hulumtuesit ishin në gjendje të përdorin një program kreativ për të integruar 1,000 bërthama dhe për të ndarë ngarkesën e përpunimit në mes 1,000 bërthamave. Duke pasur parasysh natyrën unike të procesorëve me 1,000 bërthama, në fakt është e mundur që të arrihet një CPU me shumë bërthama që është shumë më efikase sesa ata që ofrohen sot.

Në nëntor, Intel pati thënë se procesori me 1,000 bërthama mund të ndërtohet, por shkencëtarët nga Universiteti i Glasgow ia tejkaluan Intel-it dhe dolën të parët me një të tillë.

Entuziastët teknologjik janë jashtëzakonisht të lumtur për këtë zbulim dhe mezi po presin që të shfaqet në treg në mënyrë që të arrihet fuqi më e madhe kompjuterike. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>