Analiza

Shkenca prapa varësisë nga përdorimi i rrjetit social Facebook

Nov 23 2014
0 Shpërndarje
Shkenca prapa varësisë nga përdorimi i rrjetit social Facebook

mark-zuckerberg-sad-3Janë rreth 7 miliardë njerëz në Tokë, ku mbi 864 milionë prej tyre e kontrollojnë Facebook-un çdo ditë. Kjo domethënë që përdorimi i këtij rrjeti është bërë pjesë e shprehive ditore të shumë njerëzve dhe kjo gjë që është njëra nga arsyet që Facebook ka vlerën prej më tepër se 200 miliardë dollarë.

Por përse ky rrjet social krijon kaq shumë varësi? NirEyal, që është një ndërmarrës dhe ligjërues në Shkollën e Biznesit në Stanfrod, ka shkruar një libër që i përgjigjet kësaj pyetjeje. Business Insider ka folur së fundi me të dhe ja se çfarë tha ai kur u pyet se përse Facebook krijon kaq shumë varësi: “Ajo që dëshiron Facebook-u është të formojë një asociacion sa herë që jeni të mërzitur, sa herë që keni disa minuta. E dimë nga psikologjia që mërzitja është e dhimbshme. Kurdo herë që jeni duke u ndjerë të mërzitur, kurdo herë që keni disa minuta, ky është një qetësues për atë brengë”.

Siç premton titulli i vet, libri “I kapur: Si të ndërtoni produkte që formojnë zakone” zbulon proceset psikologjike që ndodhin kur produktet tona të parapëlqyera bëhen pjesë e zakoneve tona ditore. Kur u pyet Eyal se përse shprehitë janë kaq të rëndësishme për të bërë biznes efikas, përse brendëzimi është i panevojshëm dhe si Facebook u bë pjesë e jetëve tona të përditshme dhe ja se si u përgjigj ai. “E vërteta e ftohtë është që produktet më të mira nuk fitojnë gjithmonë. Shumë herë janë produktet që kanë mundësi t’i mbajnë përdoruesit të kthehen sërish dhe t’i përdorin ato pa mendim të vetëdijshëm dhe përdorimi i tyre në formë shprehie, janë gjërat që na bëjnë të kthehemi prapa. Le të themi Google. Google është njëri nga këto produkte që mendoj që në shpejtësi formon shprehi dhe është lloj i produktit që shfaq këtë karakteristikë të një gjëje që e përdorim me pak ose aspak mendim të vetëdijshëm”.

“Ju madje as që e shqyrtoni nëse ka ndonjë makinë më të mirë të kërkimit për njerëzit që janë mësuar me Google dhe dëshmia është në krahasimet kokë-me-kokë, kur i largoni brendet, njerëzit nuk mund të bëjnë dallime mes Bing-ut dhe Google-it. Është një ndarje 50/50. Dhe ende Google e kryeson tregun me rreth 87 për qind të tregut. Kështu që këto shprehi përbëjnë një përparësi të madhe sfiduese dhe njëra nga këto përparësi është që ato e mbajnë jashtë konkurrencën”.

Business Insider: Cili është dallimi mes produkteve që formojnë shprehi dhe një gjëje si besnikëria ndaj brendit?

Reklamimi i stilit Don Draper është vërtet në dispozicion vetëm për brendet më të mëdha. Janë vetëm të mirat që ofrojnë komoditet që përdorin aso lloj porosi sepse ata duhet të dallojnë të mirat që vështirë dallohen – gazi Shell në krahasim me Exxon, CocaCola në krahasim me Pepsi, Sprint në krahasim me TMobile, është e njëjta gjë! E vetmja mënyrë se si ata mund të bëjnë dallimin është përmes brendit.

Por ju nuk shihni shumë reklama për kompanitë më të mëdha të teknologjisë në pesë deri 10 vitet e fundit sepse ato janë duke krijuar këto asociacione jo përmes mbresave përmes brendit, por përmes përvojave – dhe përvojat formojnë shprehi.

Business Insider: Le ta përdorim një studim rasti. Më tepër se 864 milionë njerëz e përdorin Facebook-un çdo ditë dhe 30 për qind e amerikanëve i marrin lajmet në Facebook. Si është bërë Facebook një shprehi për kaq shumë njerëz?

NE: Unë mendoj që grepi kryesor është mjaft i thjeshtë. Ajo që dëshiron Facebook-u është ta krijojë një asociacion sa herë që jeni të mërzitur, sa herë që keni disa minuta. E dimë nga psikologjia që mërzitja është e dhimbshme. Kurdo herë që jeni duke u ndjerë të mërzitur, kurdo herë që keni disa minuta, ky është një qetësues për atë brengë.

Lajmet e fundit>