Vëzhgim

Shkenca thotë: Ju në të vërtetë mund t’i ndiqni vetëm 150 përdorues në Twitter

Jun 1 2011
0 Shpërndarje
Shkenca thotë: Ju në të vërtetë mund t’i ndiqni vetëm 150 përdorues në Twitter

Alasdair Wilkins nga io9 ka një postim mjaft të mirë për studimet e antropologut britanez, Dunbar, që e pranon që numri i personave të cilët i ndjek duhet të jetë 150. Në postim përveç të tjerash thuhet:

 “[Dunbar] hulumtoi tubimet shoqërore përgjatë historisë dhe ai e paraqiti numrin 150. Është numri i njerëzve që jetuan në fshatarat e vjetër bujqësorë në neolit, madhësia bazike për ushtrië e Romës së vjetër dhe kohërave moderne dhe madhësia maksimale e shumicës së fiseve normandike.

Ajo se çka është me rëndësi është që lidhjet në mes të përdoruesve të jenë të mirëfillta.

Një skuadër e hulumtuesve në Universitetin Indiana vendosi që të testojë këtë teori në Twitter. Duke i vëzhguar 380 milionë cicërime për të gjetur mostra në sjelljet e përdoruesit, hulumtuesit përfunduar që me siguri që ishte i nevojshëm zvogëlimi i përdoruesve të tjerë në Twitter që duhet t’i përcjellim: diku në mes të 100 apo 200 sosh.

Kjo ka kuptim. Ky është përqëndrimi në mirëmbajtjen e mardhënieve që e drejton Path, rrjetin shoqëror për fotografi drejt një kufizimi prej 50 shokëve. Madje edhe Facebook e ka përdorur të njëjtën filozofi, duke kufizuar furnizuesin me lajme në 250 shokë.

Sa i përket rrjetit Twitter, përfitimet që mund të jenë duke përcjellur më pak se 200 përdorues varen nga qëllimet për të cilat e përdorni këtë shërbim.

 Së fundi është shkruar një artikull për gjendjen e rrjetit Twitter tek shqiptarët, andaj do të ishte mirë që ta lexoni./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>