Lajmet

Shkencë: Molekulat të cilat sillen si memorie flash dhe mund të ruajnë të dhëna masive

Nov 22 2014
0 Shpërndarje
Shkencë: Molekulat të cilat sillen si memorie flash dhe mund të ruajnë të dhëna masive

big_data-100065756-gallery (1)Shkenca dhe teknologjia janë të pandashme. Zakonisht në PCWorld Albanian kemi shkruar më së shumti për teknologjinë, por në këtë artikull do flasim edhe për shkencën e cila është një gjuhë paksa e vështirë për tu kuptuar. Jemi suprizuar nga një hulumtim shkencor i disa shkencëtarëve europian lidhur me tejkalimin e limiteve të memorieve flash.

U zbulua se disa molekula të quajtur “Novel” mund të ndihmojnë në zgjerimin e memories flash përtej limiteve të hapësirës që ne njohim, duke krijuar mundësi që të dhëna masive të mund të ruhen në hapësira mjaft të vogla. Këto informacione vijnë nga këta shkencëtar Europian.

Tufëzat prej oksid metali mund të mbajnë ngarkesa elektrike dhe të sillen sikur të ishin memorie RAM duke formuar edhe bazat për krijimin qelizave të dhënave të përdorura në memoriet flash. Kështu u shprehën hulumtuesit nga Fakultetit i Inxhinierisë dhe Kimisë pranë Universitetit Glasgow dhe ato të Universitetit Rovira i Virgili të Spanjës në një letër të publikuar.

Grupi prej 13 hulumtuesish thanë se molekulat e poliomeksotalatit (POM) janë të afta të sillen si nyje hapësirash për memoriet MOS flash. Këto hulumtues përdorën tungsten (volfram) për të sintetizuar këto tufëza prej oksid metali duke shtuar selenium në bërthamat e tyre të brendshme. Ky proçes mund të krijojë një lloj të ri memorie flash të cilën ata e quajnë “shkruaj më pas fshij”.

Po të flasim pak më shqip teksa ky hulumtim adreson limitet e të dhënave tek qelizat në memoriet flash, ku kjo lloj memorie përdoret në pajisje të tilla si smartfonë, usb flash dhe kamera. Hulumtuesit shkruan se standardi aktual i aplikuar ndaj pajisjeve në madhësi ka bërë që ata të synonin implementimin e një teknologjie në nivel manometri (1/100 e milimitrit), duke ju referuar objekteve që maten në nanometër. Ata shtuan se POM ka potencialin për tu përdorur si një memorie flash në nivel nanometri.

Një avantazh i madh i POM është se janë krijuar për të ardhur të fabrikuara me pajisjet që përdoren gjerësisht në industri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>