Harduer

Shkencëtarët gjurmojnë peshkaqenët me robotë nënujorë

Mar 10 2013
0 Shpërndarje
Shkencëtarët gjurmojnë peshkaqenët me robotë nënujorë

Sharks Njerëzit nuk janë të mirë në gjurmimin e peshkaqenëve. Ata janë të zhurmshëm në ujë, kërkojnë të marrin frymë dhe kafshët zakonisht bezdisen dhe shqetësohen kur ne jemi vërdallë.

Një grup universitetesh nga Kalifornia, vendosën të krijonin makina nënujore të automatizuara (AUV) për të kryer këtë punë, gjurmimin e tyre. Për të gjurmuar peshkaqenët, shkencëtaret fillimisht i kapën ata dhe pastaj ju vendosën tek krahët shpinorë një shënjues. Shënjuesi dërgon një sinjal akustik, si një fishkëllim nga një zhurmues.

Peshkaqenët ishin kryesisht peshkaqen leopardë, që janë zakonisht pesë këmbë të gjatë ose më pak, dhe nuk janë të rrezikshëm për njerëzit. Më pas hodhën në ujë robotin. Roboti kërkonte këtë fishkëllimë (zë), dhe kompjuteri llogarit se ku gjendet peshkaqeni. Më pas roboti e ndiqte peshkaqenin pa udhëzime nga jashtë.

Christopher Clark, një profesor i Kolegjit Harvey Mudd në Claremont,Calif dhe një nga krijuesit e deklaratës së projektit, shkruante se roboti është dizajnuar për të gjurmuar kafshë individuale. Kjo do të thotë se do të sigurojë informacione të rëndësishme për sjelljen prej tyre.

Ideja për të gjurmuar peshkaqenët nëpërmjet AUV-ve nuk është e pa hedhur më parë. Ekziston një projekt i njëjtë i quajtur Oceanographic Telemetry Identification Sensor (OTIS) nga Universiteti i Delaware. Clark ka bashkëpunuar me grupe që përdornin teknologjinë dhe vërejti diferenca ku OTIS gjurmon hapësirat ku peshkaqenët mund të ndodhen dhe jo peshkaqenët dhe vendodhjen e tyre individuale.

robot trackingNjë teknikë tjetër që grupi i Kalifornisë testoi ishte gjurmimi i peshkaqenëve me dy robotë. Një karakteristikë ishte komunikimi i robotëve midis tyre duke përdorur një tingull akustik të njëjtë me atë që merrnin nga shënjuesit e peshkaqenëve.

Duke programuar një robot ti dërgonte vendodhjen tjetrit, roboti i parë mund të thoshte “Jam në këtë distancë nga peshkaqeni, në këtë vend. Prandaj qëndro në një hapësirë të ngjashme” duke përdorur pikat e AUV si referenca. Robotët mund ta rrethonin pastaj peshkaqenin, duke marrë informacione më të sakta mbi të.

Roboti arrin të skanojë 250 faqe në minutë

Clark shpreson që do të bëhen eksperimente të tjera me specie peshkaqenësh më të mëdhen, madje edhe me ata të bardhët. (PCWorld Albanian)

Tags >

shkence
Lajmet e fundit>