Analiza

Shkencëtarët kanë provuar ekzistencën e “makinës së urrejtjes” në Internet

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
Shkencëtarët kanë provuar ekzistencën e “makinës së urrejtjes” në Internet

Një grup kërkuesish në Universitetin Beihang në Kinë kanë arritur të zbulojnë një fakt interesant rreth interaktivitetit të përdoruesve në Internet: “Njerëzit inatosin (në kuptimin e plotë të fjalës) njëri-tjetrin çdo ditë në Internet”.

Kërkuesit kanë raportuar se për të arritur në këtë përfundim kanë mbledhur të dhëna nga një rrjet social në Kinë i ngjashëm me Twitter për 6 muaj me radhë.

Ekipi ka arritur të koleksionojë plot 70 milion postime nga 200 000 përdorues dhe më pas ka filtruar figurat që shprehin emocione të ndryshme (emoticons). Postimet u klasifikuan në 4 emocione të ndryshme: gëzim, hidhërim, zemërim dhe neveri.

Është vënë re se zemërimi ose inati është ndjesia që ka një nivel të lartë ndikimit dhe ka tendencën të përhapet edhe tek miqtë e tjerë.

Kjo do të thotë se në qoftë se dikush publikon një status apo një foto që tregon zemërim ka shumë mundësi që edhe miqtë e këtij personi të shfaqin shenja irritimi duke shkruar poste që shprehin inat.

Kështu vazhdon përhapja edhe më tutje duke arritur në zemërimin e shumë perdoruesve vetëm për shkak të një personi të vetëm. Ky rezultatnuk vlen për ndjesitë e tjera.

Thuhet se është zbuluar “makina e urrejtjes” pasi sipas studimit mjafton një postim i vetëm për të përhapur urrejtjen në rrjet. (PCWorld Albanian)

 shkenc

Tags >

shkence
Lajmet e fundit>