Harduer

Shkencëtarët krijojnë baterinë më të hollë në botë

Aug 1 2011
0 Shpërndarje
Shkencëtarët krijojnë baterinë më të hollë në botë

Potenciali i nano-teknologjisë qëndron në krijimin e makinave aq të vogla sa që nuk mund të shihen me sy dhe si i tillë është përfolur për vite me radhë. Në mjekësi për shembull krijimi i robotëve të vegjël do të mundësonte futjen e tyre në enët e gjakut dhe në sulmimin direkt të qelizave të dëmshme, por kjo është ende diçka teorike.

Një pengesë që është e pranishme edhe sot është furnizimi i nano-pajisjeve me energji sepse prodhimi i baterive në një shkallë të këtillë është ekstrem i vështirë. Tani një ekip i inxhinierëve nga Universiteti Rice duket se kanë zgjedhur problemin duke krijuar një bateri vetëm 50 mikrona apo të holla sa floku i njeriut.

Për të krijuar baterinë (shikoni diagramin më poshtë), hulumtuesit së pari kanë mbuluar nano-telin me një shtresë të hollë të bakrit. Më pas ata kanë mbushur poret përgjysmë me aliazh të nikelit për të krijuar anodën. Në këtë pikë ata kanë vendosur një pikë të gelit të hollë të oksidit të polietilenit, që sillet edhe si një elektrolit edhe si një izolator nga nano-telat tjerë. Më pas ata kanë mbushur pjesën tjetër të poreve me material polyanaline për të krijuar katodën. Një shtresë e aluminit shkon deri në pjesën e sipërme për të kompletuar qarkun.

Hulumtuesit kanë theksuar se kjo teknologji me dendësimin e shtresave mund t krijojë një pako me energji të madhe, dhe për shkak se nuk ka prani të litiumit, bateritë e këtilla janë më të lehta për tu prodhuar dhe manipuluar në temperaturë të dhomës.

Por kufizimet qëndrojnë në atë se nëse kjo bateri mbushet e rimbushet 20 herë ato humbin aftësinë për të mbajtur mbushjen e plotë. Hulumtuesit janë duke punuar në këtë drejtim dhe pritet të ketë edhe në këtë aspekt përmirësime. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>