Harduer

Shkencëtarët krijojnë baterinë që mund të karikohet në 10 minuta

Feb 17 2013
0 Shpërndarje
Shkencëtarët krijojnë baterinë që mund të karikohet në 10 minuta

bateriBateritë Lithium-ion mbajnë më shumë energji se çdo pajisje që ne kemi, nga telefonat tek laptopët, madje edhe makinat. Problemi është se këto bateri degradojnë sa herë që i karikojmë, dhe karikimi mund të zgjasë me orë madje edhe me ditë për makinat elektrike me më shumë bateri.

Po nëse do t’iu thosha që një grup kërkuesish të Universitetit të Kalifornisë Jugore kanë zhvilluar një tip të re baterie me litium që karikohet në 10 minuata? Ngjanë shumë e bukur për të qënë e vërtetë, por kërkuesit thonë që ka akoma më shumë.

Shkenctarët krijuan një bateri të re duke përdorur nje strukturë fleksibël, poroze telash të vegjël silikoni me diametër në nanometra, në vend të anodave tradicionale prej grafiti. Ky material e trefishon vëllimin e baterisë dhe lejon baterinë të mbajë 2000 qarqe karikimi përpara se të ketë nevojë të zëvendësohet.

Bateritë aktuale me Litium rrojnë nga 500 deri në 1000 qarqe karikimi përpara se kapaciteti të zvogëlohet. Problemi me teknologjinë aktuale të baterive me litium është se përdorin faqe të ngushta mikroskopike me grafite ose silicon që lejon jonet e ngarkuara pozitivisht të vijnë e të ikin kur bateria karikohet dhe kur nuk karikohet. Me kalimin e kohës, jonet lëvizin përgjatë këtyre faqeve, ata fillojnë të degradojë, duke shkaktuar rënien e kapacitetit dhe eficencës së baterisë.

bateri nanoPër ta zgjidhur këtë, kërkuesit e USC filluan të eksperimentojnë me telat nano të dizenjuar me pore të vogla që e lejon silikonin të zgjerohet dhe të kontraktohet pa u thyer. Anoda e mesme e shkallës nano gjithashtu rrit sipërfaqen brenda baterisë duke lejuar jonet e litiumit të përhapen brenda edhe jashtë baterisë në mënyrë më të shpejtë, duke përmirësuar performancën.

10 laptopë, bateritë e së cilëve zgjasin mbi 7 orë

Grupi ka filluar të zhvillojë bateri duke përdorur grimcat nano të disponueshme në formën e sferave të vogla prej silikoni gdhendur me të njëjtat pore mikroskopike.

Më vonë kërkuesit kërkojnë të përmirësojnë jetëgjatësinë e baterive prej këtyre grimcash nano duke parë për një material të ri katode me kapacitet të larë për të krijuar një bateri të plotë të ridizenjuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

bateri
Lajmet e fundit>