Blog

Shkencëtarët krijojnë telefonin pa bateri

Jul 10 2017
0 Shpërndarje
Prototipi i parë mund të kryejë vetëm telefonata dhe nuk ka ekran me prekje e as lidhje interneti. Megjithatë ai ngelet i rëndësishëm në rast emergjence. Shkencëtarët krijojnë telefonin pa bateri

Një nga shqetësimet kryesore të botës moderne padyshim është edhe jetëgjatësia e baterisë së telefonëve sidomos nuk keni mundësi ngarkimi në çast.

Por mbase pas kaq shumë vitesh shkencëtarët e kanë një përgjigje. Ata kanë zhvilluar një telefon pa bateri energjia e të cilit vjen nga valët radio dhe zëri i përdoruesit.

Prototipi i parë mund të kryejë vetëm telefonata dhe nuk ka ekran me prekje e as lidhje interneti. Megjithatë ai ngelet i rëndësishëm në rast emergjence.

Telefoni u krijua nga hulumtuesit e Universitetit të Washingtonit dhe konsumon mes 2 deri në 3 mikrovat energji. Kur është pranë një stacioni valor mund të marrë valët radio dhe ti përdorë si formë energjie sa për të kryer telefonata.

Ai dërgon sinjale përmes reflektimit të sinjaleve radio dhe pulseve elektromagnetike të gjeneruara nga vibrimet e telefonit ndërsa përdoruesi flet pranë mikrofonit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>