Harduer

Shkencëtarët propozojnë kamera 3D për celularë

Jan 9 2012
0 Shpërndarje
Shkencëtarët propozojnë kamera 3D për celularë

Kinect është duke e hapur rrugën, por ka një numër të të metave, duke përfshirë madhësinë e konsiderueshme dhe peshën e harduerit të tij. Sidoqoftë, shkencëtarët në Massachusetts Institute of Technology (MIT) besojnë që e kanë gjetur një rrugë për të ndërtuar një kamerë 3D që është më e vogël në madhësi dhe më e aftë me veçoritë e veta.

“Përvetësimi 3-D është bërë një temë vërtet e nxehtë,” tha Vivek Goyal, i cili është profesor i asociuar i Inxhinierisë Elektrike në Laboratorin Hulumtues të Elektronikës në MIT. “Në elektronikën konsumuese, njerëzit janë shumë të interesuar në 3D për komunikim në paraqitjen tredimensionale, por pastaj ata gjithashtu janë të interesuar në 3D për bashkëveprimin njeri-kompjuter.” Goyal premton një kamerë që “ofron informacion më të saktë në thellësi se sa Kinect, ka një fushë më të mirë dhe funksionon nën të gjitha kushtet e ndriçimit – por është shumë i vogël, i lirë dhe efikas për rrymë që do të mund të përfshihej në një celular në një çmim shumë të ulët.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>