Harduer

Shkencëtarët synojnë të luftojnë Ebola-n duke përdorur robotë

Oct 20 2014
0 Shpërndarje
Shkencëtarët synojnë të luftojnë Ebola-n duke përdorur robotë

liberian-health-worker-zoom-dosso-afp-gettyViruset e përhapur së tepërmi, sikur të mos mjaftonin gjithë problemet që i shkaktojnë njerëzve të cilët i mbartin ata, janë një problem shumë i madh edhe për punonjësit të cilat kujdesen për këta të sëmurë pasi ata persona mund të bëhen shumë shpejt viktima, pavarësisht faktit se sa të kujdesshëm mund të tregohen.

Prandaj për eliminimin e këtij rreziku të madh, Shtëpia e Bardhë dhe një sërë institucionesh edukative do të mbajnë një workshop më 7 nëntor ku shkencëtarët do të diskutojnë përdorimin e robotëve për trajtimin e krizës aktuale që ka pushtuar gjithë botën, Ebola-n.

Qëllimi është për të arritur minimizimin e kontaktit fizik sa më shumë të jetë e mundur gjatë kohës kur familjarët dhe pacientët e sëmurë duan të kenë kontakt. Në një nivel fillestar këta robotë do të dezinfektojnë zonat dhe do të krijojnë mundësinë që të lejohen vizitat e njerëzve tek pacientët pa u përballur me asnjë rrezik.

Siç mund të imagjinohet shkencëtarët kanë shumë punë përpara, por gjithsesi ata nuk duan të nisin robotë të rinj nga e para, por duan të përmirësojnë dhe modifikojnë makineritë ekzistuese. Nëse gjithçka shkon sipas planeve do të bëhet e mundur të kemi robotë të cilët do të na sigurojnë kujdes më të sigurt në pak javë apo muaj.

Tags >

robot
Lajmet e fundit>