Blog

Shkencëtarët zhvillojnë një kamër e aftë të shohë përmes trupit tonë

Sep 4 2017
0 Shpërndarje
Deri më sot mjekët duhej të përdornin skanimet e shtrenjta si rrezet X për të gjurmuar dhe analizuar progresin një sëmundjeje. Shkencëtarët zhvillojnë një kamër e aftë të shohë përmes trupit tonë

Shkencëtarët kanë zhvilluar një kamër e cila mund të shoh përmes trupit të njeriut.

Pajisja është dizajnuar për tu ardhur në ndihmë doktorëve gjatë ekzaminimeve shëndetësore.

Deri më sot mjekët duhej të përdornin skanimet e shtrenjta si rrezet X për të gjurmuar dhe analizuar progresin një sëmundjeje.

Kamera e re është e aftë të gjurmojë burimet e dritës brenda trupit si një tub endoskopi. Profesorët e Universitetit të Edinburgut thanë se teknologjia e re ka një potencial të lartë dhe aplikim të gjërë.

Kamera e re mund të gjurmojë thërrmija individuale të quajtura fotone dhe është aq e ndjeshme sa të kapë çdo burim drite sado i vogël të jetë.

Ajo mund të shohë dritën përmes një indi 20 cm të trashë në kushte normale. /PCWorld Albanian

Tags >

shkence
Lajmet e fundit>