Lajmet

Shkolla Digjitale hap filialin e ri në Lubjanë të Sllovenisë

Jul 3 2018
0 Shpërndarje
Shkolla Digjitale hap filialin e ri në Lubjanë të Sllovenisë

Shkolla Digjitale lajmëroi hapjen e një filiali të ri në Lubjanë të Sllovenisë në formë të franchises duke ndarë me partnerë modelin unik të biznesit dhe plan programin më unik në Evropë për mësimin e programimit për fëmijët me brendin e ri internacional Digital School.

Themeluar në Dhjetor të 2015-ës, Shkolla Digjitale është institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe është shkolla e parë e hapur në Prishtinë dhe Ferizaj, e cila ofron kurse të teknologjisë informative për fëmijët e moshave të reja.

Planprogrami me të cilin funksionon Shkolla Digjitale është plan program i përpiluar nga organizata CODE si dhe Massachusetts Institute of Technology – MIT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ajo numëron mbi 800 nxënës aktivë të moshave 7-15 vjeç dhe 16-18 vjeç.

Kjo është hera e parë që një kompani Kosovare e cila ofron shërbime arrin të depërtoje në tregun internacional në formën e Franchises.

Themeluesja e Shkollës Hana Qerimi u shpall fituese në kategorinë ICT Femra e Vitit në edicionin e gjashtë të ICT Awards.

Ne vitin 2016 vendosi te themelonte një biznes privat “Shkolla Digjitale” me qellim për ti mësuar fëmijët nga mosha 8 deri 18 vjeç teknologjinë informative ne mënyrën e duhur. Funksionon ne Prishtine dhe Ferizaj me mbi 800 nxënës aktiv dhe 25 te punësuar ne staf.

Gjithashtu ne vitin 2017 bashke-themeloi edhe kompaninë Starlabs e cila ofron shërbime outsourcing për tregun internacional ne sektorin e IT.

Në një intervistë për Kohavision, Hana Qerimi dhe Darsej Rizaj folën për hyrjen e Shkollës Digjitale në Slloveni.

Shkolla Digjitale ka një plan program unik i testuar prej dy vitesh në Kosovë i cili do të implementohet edhe në Slloveni.

Qerimi gjithashtu foli për suksesin e këtij plan programi sidomos mësimi i fëmijëve në fushat e programimit i cili ka pasur rezultate konkrete. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>