Analiza

Shkollat e Los Anxhelosit iu japin fëmijëve iPad, por ata i hakojnë

Sep 29 2013
0 Shpërndarje
Shkollat e Los Anxhelosit iu japin fëmijëve iPad, por ata i hakojnë

“Hej, fëmijë. Kemi lajme shumë të mira. Do t’i bëni detyrat e shtëpisë në tabletët e rinj iPad. A s’është kjo gjë fantastike?” “Një gjë ta dini.

Nuk mund ta shfletoni uebin dosido. Kështu që mos provoni të thyeni bllokuesit e sigurisë.”

Çfarë do të mund të shkonte keq me këtë plan modern të qarkut të Shkollave të Bashkuara të Los Anxhelos? Sipas raporteve të Los Angeles Times, diçka edhe mund të shkojë.

Nuk u desh shumë kohë që 300 fëmijë në shkollën e mesme Theodore Roosevelt të hakojnë kontrolluesit e sigurisë dhe të bëjnë qef në shfletimin normal.

Duket që kjo nuk ishte edhe e vështirë. E tëra që kanë bërë ata ishte fshirja e të gjitha të dhënave të tyre personale dhe iPad-i papritmas i kthehej shfletimit normal ditor. Një student e shpjegoi motivin për këtë veprim.

Një student në shkollën Roosevelt, Alfredo Garcia, tregoi për KLTA-TV që zhbllokimi kishte ndodhur sepse “ata i morën në shtëpi dhe nuk mund të bënin asgjë me ta”.

“Të bësh diçka me ta” nënkupton shkuarja në Facebook, Twitter, Pandora dhe disa faqe të tjera të cilat mund të pëlqehen nga fëmijët. Është çudi që askush në qarkun e shkollave nuk i parashikoi veprimet e tilla.

Los Angeles Times është duke raportuar që tani mund të jetë një ndalesë për shpërndarjen e iPad-ve, që ishte synuar në fillim për të siguruar që çdo fëmijë brenda një viti të kishte një iPad.

Është e mundshme që programet më të fuqishme të sigurisë mund të jenë futur, ose mbase është larguar tërësisht mundësia e shfletimit të uebit. (PCWorld Albanian)

kidsipad

Tags >

hakeripad
Lajmet e fundit>