Lajmet

Shkollat që përdorin shërbimet cloud rrezikojnë privatësinë e studentëve

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
Shkollat që përdorin shërbimet cloud rrezikojnë privatësinë e studentëve

education201upherSipas një grupi që merret me kontrollet e përdorimit të shërbimeve cloud në arsim, shkollat të cilat nxisin studentët të përdorin këto lloj shërbimesh për e-maile apo dokumente, i vendosin në rrezik ata përsa i përket privatësisë.

Problemi themelor konsiston në faktin se ofruesit e cloud-it i detyrojnë shkollat të pranojnë politika që autorizojnë shfaqjen e reklamave në bazë të sjelljes online të përdoruesit.

Sipas disa raporteve, del në pah se studentët nuk kanë mundësi zgjidhjeje në disa raste, për të lejuar apo jo shërbimet t’i përdorin këto informacione.

Një tjetër risk është edhe ai i data mining-ut komercial. “Në momentin që shërbimet cloud përfitojnë nga shfaqja e reklamave që bazohen në marrjet e të dhënave nga përdoruesi apo algoritmet e gjurmimit, mund të jetë teknikisht e vështirë edhe për ofruesit e cloud-it t’i çaktivizojnë këto funksione, edhe në qoftë se reklamat nuk shërbehen më,” shkruhet në raport.

SafeGov ka kërkuar mbështetje nga Autoritetet Europiane të Mbrojtjes së të Dhënave në mënyrë që të hartohen rregulla të cilat ndalojnë gjurmimin apo shenjëstrimin nëpër shkolla, apo përdorimin e të dhënave për qëllime reklamash.

“Mendojmë se shërbimet e cloud computing nëpër shkolla (përfshi Google Apps dhe Microsoft 365) duhet të nënshkruajnë një kod sjelljeje, të cilën e kemi bashkangjitur në raport,” shprehet një prej zëdhënëseve të SafeGov përmes një email-i.

Në raport shkruhej se edhe në qoftë se reklamat janë thjesht të çaktivizuara, privatësia e studentëve mund të cenohet. (PCWorld Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>