Ja se si

Shkruani më pak për të kursyer kohë

Apr 6 2010
0 Shpërndarje
Shkruani më pak për të kursyer kohë

Sigurisht, është e lehtë të humbet hapi me aftësitë e pafundme të Office, prandaj përqendrohuni në shkrimin e tekstit. Edhe unë kështu veproj, por një veçori e thjeshtë në Word (AutoCorrect) mund t’ju kursejë kohën, duke ju bërë një shkrues më të shpejtë dhe duke ju ndihmuar në bërjen e më shumë punëve.

Ngjashëm me tekstin T9 në pajisje mobile, AutoCorrect zgjeron shkurtesat tuaja dhe prodhon më shpejt fjalë të zakonshme ose fraza. Startoni duke identifikuar gjërat që zakonisht shkruani në linjën e punës dhe pastaj shtojini këta terma në preferencat e Word-it.

Për shembull, unë gjithmonë shkruaj terma të teknologjisë, kështu që kursej disa prekje të tasteve duke zgjeruar “nb” në “netbok” ose dt në “desktop”. Si shembull, do t’ju tregoj si të ktheni “pcw” në “PC World”.
Brenda Word-it, klikoni butonin Office në anën e sipërme të majtë dhe zgjidhni Word Options. Zgjidhni Proofing dhe klikoni AuoCorrect Options. Tani, në ndarjen AutoCorrect, shtypni shkurtesat në kutinë Replace dhe termin e plotë në kutinë With – pra pcw në të parën dhe PC World në të dytën. Klikoni Add.

Të dhënat e tjera mos i prekni fare, lërini ashtu si janë dhe thjesht shtoni disa terma, që zakonisht i shkruani më shpesh. Klikoni OK. Tani, kur ju shkruani pcw dhe shtypni tastin space, automatikisht fjalia do të zgjerohet në “PC World”. Bukur.

Lajmet e fundit>