Lajmet

Shkruani përfundimin e e-mailit tuaj në fillim që të merrni më tepër përgjigje

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Shkruani përfundimin e e-mailit tuaj në fillim që të merrni më tepër përgjigje

Edhe pse rrjetet shoqërore deri diku kanë bërë zëvendësimin e e-mailit sa i përket komunikimit, por ndërkohë posta elektronike mbetet njëra nga rrugët më profesionale të komunikimit.

Duke e ditur që mund të ju ketë ndodhur që keni dërguar e-maile të rëndësishëm dhe keni pasur dëshirë që pas pak kohe të merrni përgjigje nga pranuesi. Mund të ju tregojmë sot diçka që ndoshta do të mund të ketë efekt sa i përket kësaj.

Pasi që njerëzit tani janë më të zënë se kurrë më parë, ata mundohen që t’i shmangen leximit të tërësishëm të një e-maili të marrë, kështu që ndoshta ndonjë rresht as që lexohet nga pranuesi. Dhe me siguri që pjesa të cilën ju do të dëshironit të vërehej dhe për të cilën është nisur në fakt kjo letër elektronike nuk do të donit që të jetë e injoruar dhe kështu të pranoni ndoshta përgjigje të vonuar, apo edhe të mos merrni përgjigje.

Për ta zvogëluar mundësin që të ndodh kjo, në një artikull të shkruar në inc.com këshillohet që përfundimi të fillojë me çdo e-mail.

Më poshtë po citojmë shembujt ilustrues të kësaj ideje:

Forma e gabuar

Jim,

Ashtu siç e di, abstenimi i punëtorëve në përgjithësi njihet si një problem që vazhdon me një ndikim të rrëpirët financiar, edhe në ndërmarrjen tonë edhe në ndërmarrjet e tjera në industritë tona. [vazhdon,…] Kështu që, ne duhet që të rishqyrtojmë ndarjen e parave për instalim të një palestre në objektin e selisë sonë.

Forma e duhur

Jim,

Unë dua që ti të aprovosh instalimin e një palestre në shtëpi.

Duke e shkruar kështu këtë e-mail mund të arrini dy qëllime. Së pari, kjo nënkupton që pjesa më e rëndësishme e juaja do të paraqitet në pjesën për vëzhgim që paraqitet në shumicën e klientëve për e-mail. Së dyti, ajo vendos idenë qendrore në pjesën e sipërme dhe mundëson që kjo pjesë të kihet parasysh qysh nga fillimi. Për më tepër këshilla rreth e-mailëve, ju mund të shikoni faqen inc.com. (PCWorld Albanian)

email writte

Tags >

email
Lajmet e fundit>