Lajmet

Shkurtimet më të mira me prekje për Windows 8

Jun 21 2013
0 Shpërndarje
Shkurtimet më të mira me prekje për Windows 8

Windows 8 ju lejon të punoni në një sërë mënyrash SI: përmes tastierës, mouse-it dhe së fundmi, edhe përmes ekranit me prekje.

Përmes prekjes, navigimi i Windows-it është bërë më i lehtë se kurrë. Por, për të arritur në këtë stad, duhet të dini disa nga mënyrat se si mund të ndërveproni me prekje. Me pak fjalë, duhet të mësoni shkurtimet (shortcuts), ashtu siç përdorni shpeshherë nga tastiera.

– Hapni një aplikacion me opsionet e ndryshme. Nëse prekni ikonën e një aplikacioni në “Start Screen” do të shihni se ai hapet direkt. Për të marrë të njëjtat opsione si klikimi me të djathtën, prekeni ikonën dhe mbajeni ashtu derisa të shfaqet menuja ose katrori me ngjyrë gri.

– Hapni opsionet e sistemit më shpejt. Nuk ka nevojë të shkoni në panelin e kontrollit sa herë që ju duhet diçka, mjafton të kaloni gishtin nga ana e djathtë e ekranit drejt mesit të tij për të hapur Windows 8 Charms Menu.

– Ndani ekranin. Dëshironi të poziciononin një program në gjysmën e ekranit? Prekni një pjesë të tij dhe lëvizeni me ngadalë në ekran.

– Vendosni aplikacione që do të shfaqen gjithmonë në “Start Screen”. Gjejeni aplikacionin, prekeni ikonën apo pllakëzën e vet (tile) dhe mbajeni ashtu. Do të shfaqet menuja nga ku mund të zgjidhni “Pin to start”. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me uebfaqet e preferuara nga Internet Explorer.

– Mbyllni një aplikacion. Jo të gjitha aplikacionet kanë butonin “X” në krye të ekranit, por kjo nuk do të thotë që nuk mund t’i mbyllni. Prekni diku në aplikacion dhe mbajeni ashtu duke e tërhequr poshtë, drejt fundit të ekranit.

– Krijoni “Custom Flicks”. Flicks janë një mënyrë mjaft e thjeshtë për të punuar në Windows. Ato funksionojnë pak a shumë si shkurtimet nga tastiera (shortcuts). Hapni panelin e kontrollit dhe shkoni tek menuja Pen and Touch.

Prekni tab-in Flicks dhe zgjidhni “Use flicks to perform common actions quickly and easily.” Prekni “Navigational flicks and editing flicks”, më pas “Customize” për të krijuar flicks-et tuaja personale. (PCWorld Albanian)

windows 8

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>