Ja se si

Shkurtoni shpenzimet për teknologjinë

Jan 14 2010
0 Shpërndarje
Shkurtoni shpenzimet për teknologjinë

Pasi futni një adresë, programi llogarit rrugën me shpejtësi dhe fillon të japë drejtime menjëherë. Gjatë procesit mund të zgjidhni rrugën që preferoni (të thjeshtë, ekonomike, të shkurtër apo të shpejtë).Megjithatë, pasi njësia ka llogaritur rrugën tuaj, e vetmja mënyrë e qartë për ta ndryshuar këtë duket se është të rihapni menynë dhe të zgjidhni një tjetër lloj rruge e të rishkruani adresën. Drejtimet zanore janë mjaft të fuqishme; pajisja mund të shqiptojë edhe emrat e rrugëve. Në përgjithësi ofronte rrugë shumë të mira, përveç ndonjë ngecje të rastit (në një rast më drejtoi të dilja nga një autostradë dhe më pas të kthehesha në të përsëri). Gjithmonë më bëri të arrija shpejt në destinacion.

Pajisja ka një slot SD dhe mund të luajë MP3 dhe të shfaqë imazhe. Ndryshe nga disa rivalë më cilësorë, nuk ofron asistencë korsie. Por, nga ana tjetër, ju tregon sinjalet rrugore aty ku janë, ndërsa në kryqëzime fshin tabelat që nuk ju duhen.

Kurseni online
Blerësit e rregullt i dinë përparësitë e e-mbeturinave: çmimet më të ulëta, zgjedhje më e madhe dhe mundësi për të blerë nga shtëpia. Kursimet në disa kategori mund të jenë mjaft të dukshme dhe nëse nuk regjistroheni për ofertat përmes buletineve ose nuk kontrolloni kuponat, para se të autorizoni një transaksion, mund të humbni kursimet më të mëdha.

1. Blini një TV më të madh për çmim më të vogël: Në përgjithësi, çmimet e HDTV nuk janë ulur shumë në gjashtë muajt e kaluar. Kjo është arsyeja pse duhet të blini online. Çmimi i Sony Bravia KDL-46W4100 46 inçësh, te Best Buy më ofroi një shok: një cent më i lirë se 2000$, duke mos përfshirë taksat e shitjes. Por Amazon kishte ofertën 1594$ për të njëjtin model, me transport të përfshirë. Ndërsa te PC Conection ishte 100$ më i lirë se tek Amazon: 1494$, përsëri me transportin falas.

Kam kërkuar gjithashtu çmimet për Smasung LN46A650, një tjetër model 46 inç LCD. Edhe pse dallimi i çmimeve në këtë rast nuk ishte shumë i lartë (1545$ tek Best Buy, 1487 tek Amazon), lirimi nga taksat e blerjes nuk e bënte atë një ofertë joshëse. Paguani ekstra nëse insistoni të keni një siguri, nëse diçka nuk shkon si duhet. (Por me firma të mëdha si Circuit City, që ka mbyllur dyqanet, tani asgjë nuk është më e sigurt.)
Kursimi i përafërt: Rreth 500$ për një LCD 46 inç.

2. Ulni shpenzimet në kabllo tejet të shtrenjta: Nëse hulumtoni nëpër raftet e shitoreve lokale elektronike, do të gjeni kabllon Nyko HDMI për PlayStation 3, e cila shitet për 60$, kabllo NexxTech Ultimate HDMI në HDMI shkon rreth 70$, ose Monster Cable 700hd High Speed HDMI kushton plot 95$. Për më tepër këto nuk janë ndërtuar me materiale fisnike.
Për to mund të thuhet se janë tejet të shtrenjta. Tek MonoPrice.com, kablloja HDMI e gjatë 2 metra kushton 10$. Tek Meritline.com mund të blini kompletin prej dy copash për 11$ me transport të përfshirë. OK, por merrni aq sa paguani dhe nëse nuk janë kabllo të ndonjë marke, ato s’duhet të jenë të dobëta dhe të paqëndrueshme. Apo jo?

Gabim. Testet e PC World (shikoni “The Cable Game” find.pcworld.com/61812) dhe testet e mia tregojnë se kabllot HDMI 10 dollarëshe punojnë aq mirë sa edhe ato 100 dollarëshe, veçanërisht ato të gjata 2 metra, që përdoren nga shumica e kinemave shtëpiake. Përfundimi: Mos blini kabllo me kuti të mëdha dhe çmime të larta. Asnjëherë!
Kursimi i përafërt: 50$ për një kabllo 2 metra.

3. Mos blini CD, filloni të kurseni: Nëse ende blini CD të reja po shpenzoni shumë. Albumi Viva La Vida i Coldplay është albumi im i preferuar për vitin 2008. Në një qendër tregtare për të duhet të paguash 15$ plus taksat. DeepDiscount.com e shet atë për 11$ me transport të përfshirë, por duhet të prisni një javë ose më shumë derisa ta merrni.

Te shitorja e MP3 në Amazon (find.pcworld.com/62411) ky album kushton 9$ dhe shkarkohet menjëherë tek iTunes ose Windows Media Player që përdorni, i gatshëm për t’u dëgjuar dhe sinkronizuar me pajisjet lëvizëse. Ekspertët e muzikës mund të mos pajtohen, por për veshët e mi këngët 256 kbps MP3 më duken aq të mira sa edhe nga CD-ja.
Mos harroni shërbimet si Pandora.com dhe Slacker.com, ku mund të ndërtoni radiostacione të kombinuara, bazuar në artistët tuaj të preferuar dhe pastaj të dëgjoni muzikë sipas qejfit. E gjitha kjo falas.
Kursimi i përafërt: 70$ në vit, bazuar në blerjet një album në muaj.

4. Blini harduer të përdorur: Po kërkoni një laptop të ri? Ndoshta Dell XPS M1530 mund të jetë mjaft zbavitës? Çmimin fillestar e ka 949$, por të përdorur mund ta blini për 729$, çmimi që kam gjetur në Dell Outlet Store (www.dell.com/outlet). Artikujt e përdorur janë produkte që kanë kaluar testet e kualitetit të prodhuesit ose janë kthyer nga blerësi për ndonjë arsye. Në të dy rastet, hardueri rishikohet (dhe riparohet nëse është e nevojshme) dhe hidhet përsëri në stok, por nuk mund të shitet si i ri. Prandaj ndiqni këto lirime.

Çka është negative? Pajisjet mund të kenë dëmtime, gërvishtje apo ndonjë problem fizik. Gjithashtu këto produkte kanë garanci më të shkurtë, zakonisht 90 ditë. Produktet e Apple janë përjashtim: iPod, iMac dhe produktet tjera të kthyera kanë garanci të njëjtë një vjeçare si edhe produktet e reja. Po ashtu edhe hardueri i Dell.
HP, Lenovo dhe të tjerët shesin PC të përdorur përmes shitoreve të tyre online. Mund të gjeni Blu-ray player të përdorur, telekomanda universale, marrës GPS dhe pajisje tjera elektronike te faqet si Buy.com, eCost dhe Newegg.
Kursimi i përafërt: 220$ për Dell XPS M1530 të përdorur.

5. Prisni që kursimet të vijnë tek ju: Interneti nuk është stabël sa i përket zbritjeve, promocioneve dhe mënyrave të tjera ku blerësit kursejnë para. WishRadar.com, për shembull, do t’ju njoftojë me e-mail kur një artikull është liruar aq sa ju dëshironi. Faqet për krahasimet e çmimeve, si PriceGrabber.com, kanë vegla të ngjashme. Shtoni cilindo produkt tek lista personale e blerjeve dhe vendosni një “kufi për lajmërim të çmimit” dhe faqja do t’ju lajmërojë kur ai produkt të arrijë çmimin e caktuar. (Price Grabber mirëmban rubrikën PC World Shop and Compare.)
Nëse blini shpesh te ndonjë shitore e caktuar, regjistrohuni në buletinin e tyre informativ me e-mail. Borders, CompUSA dhe eReader janë e-tregjet me ofertat ekskluzive për abonuesit e tyre.
Kursimi i përafërt: 100$ në vit, bazuar në shprehitë e mia të blerjes.

6. Prisni disa kupona online: A keni mbetur ndonjëherë në hyrje të ndonjë shitore online dhe keni dëshiruar të keni një kod për skonto? Pse mos shpenzoni disa minuta e të kërkoni një të tillë? Hapni një dritare të re të shfletuesit dhe kërkoni emrin e shitores me fjalët “coupon code” (ose “discount code” ose “promotional code”). Ose shkoni direkt në faqet për mbledhjen e kodeve si DealLocker.com ose RetailMeNot.com dhe kërkoni ofertat më të fundit për shitoren. Mund të mos gjeni asgjë, ose të gjeni ndonjë kod i cili do t’ju kursejë 10 përqind ose do t’ju ofrojë transport falas. Në gjysmën e rasteve kam pasur sukses.
Kursimi i përafërt: 50$ në vit, bazuar në shprehitë e mia të blerjes.
7. Kurseni në transport: Shkoni tek FreeShippingOn.com për të kërkuar në Amazon dhe eBay për artikuj që shiten pa taksa për transport. Gjithashtu mund të gjeni kupona për transport falas për shitoret si Best Buy dhe Staples. Ose krijoni një listë alfabetike të faqeve që ofrojnë transport falas tek Deal Taker.com.
Kursimi i përafërt: 60$ në vit, bazuar në shprehitë e mia të blerjes.

8. Kërkoni (Live) për kursime: Microsoft ka filluar një program për t’ju inkurajuar përdorimin e Live Search për blerjet (search.live.com/cashback). Gjeni produktin që dëshironi dhe krahasoni çmimet nga shitoret e regjistruara në këtë program. Kur të bëni blerjen, Microsoft do t’ju ofrojë mbrapa përqindjen (e cila varet nga shitoret) në kash.
Kursimi i përafërt: Ca qindarka aty-këtu.

Ulni kostot e printimit
Printerët harxhojnë ngjyrat në mënyrë ekstravagante, siç harxhojnë paratë bankierët e Wall Street. Printeri juaj mund të bërtasë “nuk ka ngjyrë” edhe pse ka mjaft. (Shikoni videon tonë “Is That Ink Cartridge Really Empty?” në find.pcworld.com/62939.) Në secilin rast, askush nuk dëshiron të paguajë shumë për patronat e shtrenjtë, kështu që këtu keni disa mënyra si të ulni konsumin.
8. Blini mbushjet e ngjyrës pa marka: Siç kemi theksuar në artikullin “Cheap In: Will It Cost You?” (find.pcworld.com/61892), boja e lirë e prodhuesve të ndryshëm shpesh mund të printojnë më shumë faqe se ajo origjinale, por kualiteti dhe rezistimi i ngjyrës mund të jetë më i dobët. Por edhe nëse do të kurseni ca para, mund të mos jeni të kënaqur me kualitetin e fotografive të printuara.
Nëse printoni më shumë tekst, zgjedhja e produkteve të lira ka kuptim. Kjo vlen gjithashtu edhe për printerët laser. Për vite me radhë kam riprodhuar tonerat në laserët e mi HP dhe Brother, të cilët kanë ofruar rezultate të shkëlqyera.
Kursimi i përafërt: 30$ në zëvendësimin e bojës së zezë për printerin HP 45 inkjet.

10. Përdorni printerin në opsionin ekonomik: Për një detyrë shkollore ose prezantim biznesi, përdorni opsionin ekonomik. Ky opsion harxhon më pak ngjyrë duke rezultuar në printim më të zbehtë (por të lexueshëm). Para se të printoni, hapni opsionet nga kutia dialoguese e printerit dhe kërkoni opsionet Draft Mode, Economy Mode, Toner Saver ose të ngjashme. (Në disa printerë inkjet, kualiteti “Fast” është për opsionin ekonomik.) Mendoni ta bëni këtë opsion standard (ose kualitet të lartë) për dokumentet që e kërkojnë atë.
Kursimi i përafërt: 25$ në vit.

11. Printoni dy faqe në secilën fletë: Ngushtoni dokumentet dhe kurseni. Shumica e printerëve ofrojnë mundësinë e printimit të dy faqeve në një fletë. Secila faqe reduktohet në madhësi dhe rrotullohet 90 gradë, kështu që dy faqet vendosen njëra pranë tjetrës në një fletë (në formë libri).
Programet si Word dhe Adobe Reader e ofrojnë këtë opsion në menynë Print. Për programet që nuk e kanë (si Firefox), mund të hapni menynë Properties, zgjidhni printerin dhe kërkoni menytë ‘page layout’ ose ‘page scaling’. Kjo nuk është praktike për nevojat e printimit, por do t’ju kursejë ngjyrë dhe letër.
Kursimi i përafërt: 20$ në vit.

12. Printoni në PDF: Mënyra më e mirë për të kursyer letër dhe ngjyrë është mos t’i përdorni ato. Kur është e mundur, “printoni” dokumentet tuaja në PDF të cilat mund t’i ruani në PC ose t’i dërgoni me e-mail te të tjerët. Më pëlqen CutePDF Writer (find.pcworld.com/56229) një “printer” falas që ju lejon të ktheni cilindo dokument virtual në PDF. Kështu që para se të klikoni Print, pyesni veten nëse ju apo marrësi i dokumentit do ta pranonte dokumentin në formë elektronike.
Kursimi i përafërt: 20$ në vit.

13. Blini printerë laser: Nëse nuk printoni shpesh fotografi apo nëse dëshironi të bëni kopje të shtypura të pagesave në rrjet dhe dokumenteve të tjera tekst, mund të kurseni para duke zgjedhur një printer laser të lirë, për punët rutinë dhe duke përdorur shërbimet online për printim të fotografive. Printerët laser ende kushtojnë më shtrenjtë se ata inkjet, pro kostoja më e ultë për printimin e një faqe mund ta bëjë të arsyeshëm dallimin në çmim. Mund të bëni kalkulimet tuaja me një tabelë që mund ta gjeni në Nifty-Stuff.com (klikoni ‘Printer Total Cost Of Ownership’).
Kursimi i përafërt: Varet nga shprehitë tuaja të printimit.

Bëhuni ekologjikë
Ruani energjinë. Ruani ambientin. Ruani paratë. Duket mirë, ë? Përdorimi më i kujdesshëm i teknologjisë mund t’ju ndihmojë t’i arrini të tria.

14. Mos e mbushni tepër baterinë e laptopit: Këto ditë gjithmonë e më shumë laptopët po kryejnë punën e desktopëve. Por nëse e lini baterinë në laptop gjatë 24 orëve, energjia do të vazhdojë të shpenzohet vazhdimisht edhe kur është e mbushur plotësisht. Kjo nuk është shpenzim i kotë i energjisë dhe parave, por është lajm i keq edhe për baterinë. Mbushja e vazhdueshme do të reduktojë kapacitetin e ruajtjes së energjinë dhe do të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë.

Ekziston një zgjidhje e shpejtë dhe e thjeshtë: hiqeni baterinë. Shumica e laptopëve mund të punojnë edhe kur nuk e kanë baterinë, kështu që nxirreni baterinë nga ekuacioni energjetik. Do të qëndrojë në gjendje të rregullt dhe do t’ju kursejë një apo dy kilowatt. Kursimi i përafërt: Disa dollarë më pak në faturën energjetike dhe 120$ në parandalimin e zëvendësimit të baterisë.

15. Ringjallni PC-të e vjetër: PC-të dhe ambienti kombinohen me njëra tjetrën si vaji me ujin, ose më saktë, si merkuri (që mund të rrjedhë nga qarqet e kompjuterit) dhe uji në tokë. Fatkeqësisht, çdo ditë e më shumë, kompjuterë dhe monitorë të padëshiruar hidhen në ambient, ndërsa ndikimi i tyre në ambient është i konsiderueshëm.
Para se ta hidhni sistemin e padëshiruar në plehra, provoni një herë ta ktheni në jetë. Një zgjidhje: Zhvendosni harddiskun dhe instaloni një sistem operativ të bazuar në Linux, si gOS (thinkgos.com), i cili ka kërkesa modeste që e bëjnë edhe një Pentium 4 6-vjeçar të punojë si një sistem modern Core 2 Duo. Ky sistem pastaj mund të përdoret nga ndonjë student apo ndonjë fillestar i teknologjisë informative, të cilët kanë nevoja të thjeshta kompjuterike.

Nëse e lidhni PC-në tuaj të vjetër në një ruter, ai mund të përdoret si server printimi ose skedarësh, për rrjetin shtëpiak (shikoni “Get More Out of Your PC,” find.pcworld.com/62412). Vendosni një TV tuner dhe mund të instaloni një program falas për transmetim multimedial si MediaPortal (www.team-mediaportal.com) dhe transformoni sistemin e vjetër në DVR dhe nuk keni nevojë të paguani taksa mujore për TiVo.
Kursimi i përafërt: 120$ për pajisje për hapësirë, të lidhura në rrjet.

15. Paguani faturat online: Dërgimi i faturave paraqet një humbje të kotë të shumë burimeve (letër, printim, paketim dhe postim). Institucionet financiare kanë pasur shumë kohë të punojnë në mënyrën elektronike të pagesës së faturave, kështu që pse të vazhdojnë të përdorin letrat, zarfet dhe postën për pagesa?
Disa banka faturojnë për shërbimet e pagesave online, por disa prej tyre e ofrojnë falas. Provoni MyCheckFree.com, e cila lejon të paguani shumicën e faturave pa ndonjë taksë shtesë. Si opsion mund të rregulloni pagesën automatike të faturave me disa opsione që bankat ofrojnë, që tërheqin të hollat dhe realizojnë pagesat nga llogaria juaj bankare.
Kursimi i përafërt: 40$ nëse mund të shmangni taksat e pagesave elektronike.

17. Përdorni bateri rimbushëse: Lojërat e fëmijëve, aparatet dixhitale dhe pajisjet e tjera elektronike i harxhojnë bateritë shumë shpejt, përveç kësaj harxhojnë edhe kuletën shumë shpejt. Një pako me katër bateri Duracell AA shitet për rreth 6$. Po të blini vetëm një pako në muaj do të shpenzoni 72$ në vit.
Në vend të kësaj investoni në një mbushës me katër vende të Energizer që vjen me katër bateri rimbushëse. Krahasuar me bateritë që harxhohen, kostoja e energjisë për t’i mbushur ato është minimale.
Kursimi i përafërt: 50$ në vit dhe sigurisht botën ku jetojmë.

Flisni dhe komunikoni lirë
Ka shumë shpenzime komunikimi në një shtëpi me adoleshentë. Po të mblidhni shpenzimet e telefonisë fikse, mobile dhe mesazheve tekst, është e lehtë të paramendoni se sa shumë shpenzime harxhoni për komunikim.
Fatmirësisht, nuk duhet të prisni kabllon e telefonit për të ulur shpenzimet. Nuk është e vështirë ta bëni këtë, veçanërisht nëse dëshironi të bëni disa ndryshime në veset tuaja të bisedimit. (Lexoni shkrimin e parë tek rubrika Ja Se Si për më shumë informacione.)

18. Varrosni telefoninë fikse: Nëse keni qenë në dyshim a të kaloni në shërbimin e telefonisë VoIP që përdor internetin për thirrje, tani është koha të mendoni seriozisht për të. ViaTalk.com, për shembull, ofron dy linja telefonike (por jo dy numra) dhe një vit thirrje të pakufizuara lokale dhe ndërkombëtare për 199$, që i bie rreth 16.58$ në muaj. Vonage tarifon 25$ në muaj, por ende më pak se telekomi i zakonshëm.
Të dy shërbimet ofrojnë mesazhe zanore, identifikim të thirrjes, bartje të thirrjes dhe shumë të tjera, si dhe ju lejojnë të mbani numrin tuaj ekzistues.
Kursimi i përafërt: 250$ në vit për një linjë standarde telefonike, duke mos llogaritur thirrjet ndërkombëtare.

19. Shtoni lidhjen e dytë: Vendosni pajisjen MagicJack (find.pcworld.com/62413) në PC dhe pastaj lidhni telefonin te MagicJack. Kjo pajisje USB ofron një numër të ri dhe shërbim një vjeçar për mesazhet me zë, identifikim të numrit dhe thirrje të pakufizuara për 40$ (pastaj shërbimi kushton 20$ në vit). Vërejtje: Duhet ta lini PC-në të ndezur për 24/7.Kursimi i përafërt: 240$ në vit për një linjë të dytë të telefonisë fikse.

20. Bëjeni me parapagim telefonin celular: Nuk tejkaloni kurrë minutat e caktuara brenda një muaji për telefonin celular? Atëherë ikni nga kontratat, që zakonisht arrijnë 40$ në muaj dhe ju bllokojnë së paku për dy vjet. Në vend të kësaj shikoni mundësitë e zgjedhjes së telefonisë me parapagim, si për shembull AT&T GoPhone, T-Mobile Prepaid, TracFone ose Verizon InPulse.
Varësisht nga shërbimi blini minuta përpara (duke filluar nga 25$) ose paguani sipas ditëve: një shumë e caktuar për çdo ditë kur e shfrytëzoni telefonin, plus 10 cent në minutë kohë bisede. Këto oferta mund të jenë të shkëlqyera për fëmijë, të moshuar dhe të tjerët që e përdorin telefonin vetëm në “raste urgjente”.
Kursimi i përafërt: Deri në 500$, varësisht nga koha e përdorur.

21. Bëni thirrje ndërkombëtare të lira: Në një udhëtim të kohëve të fundit në Bahamas, kisha dy zgjedhje: të telefonoja në shtëpi përmes iPhone duke paguar 2$ në minutë me AT&T ose të paguaja 6 cent në minutë të Truphone (www.truphone.com).
Ky aplikacion falas VoIP është në dispozicion për telefonat BlackBerry, iPhone dhe Nokia dhe së shpejti do të ofrohet për modelet të tjera. Gjithë sa ju duhet është lidhja Wi-Fi. Kjo nuk është gjithmonë e përshtatshme, por me lirim prej 97 përqind për thirrjet ndërkombëtare ja vlen.
Kursimi i përafërt: 19.40$ për një thirrje 10 minutëshe drejt Shteteve të Bashkuara.

22. Dërgoni mesazhe të shkurta falas: Shumica e operatorëve ju tarifojnë 10 cent për një mesazh tekst. Shumica e adoleshentëve shkëmbejnë qindra mesazhe në muaj, në llogari të prindërve. Kjo nuk është matematikë e mirë. Duhet të ulni shpenzimet duke zgjedhur pakot e mesazheve në planin e telefonisë, duke caktuar 5 deri në 20$ në muaj. Por ne dëshirojmë që fatura juaj të lirohet jo të shtrenjtohet.
Nëse dëshironi të dërgoni SMS dhe jeni afër PC-së, mund të anashkaloni telefonin dhe të dërgoni mesazhe falas përmes GizmoSMS.com. Shkruani numrin e marrësit, mesazhin dhe klikoni Send. Për një zgjidhje tjetër dy-kahore, shkoni në Cherple.com, program falas për Mac dhe Windows që ju lejon të dërgoni dhe merrni mesazhe. Përdoruesit e Gmail mund ta bëjnë të njëjtën gjë duke aktivizuar Text Messaging (SMS) në Chat (find.pcworld.com/62414), një opsion i ri i Google Labs i cili shton mundësinë e mesazheve tekst në Gmail.
Nëse jeni përdorues i iPhone duhet të përdorni SMS Touch, një aplikacion 3$ që ju mundëson të dërgoni mesazhe pa kufi (find.pcworld.com/62415). Përgjigjet kthehen në inbox si e-mail.
Kursimi i përafërt: 5$ deri 50$ në muaj.

Kurseni në softuer
Lexuesit e PC World e dinë se ekzistojnë alternative falas ose me kod të hapur, pothuajse për çdo aplikacion apo sistem operativ të shtrenjtë. Për shembull, OpenOffice mund të kryej shumë lehtë punët e Microsoft Office. GIMP dhe Paint.net mund të pikturojnë në vend të Photoshop. Linux mundet ta vërë në punë kompjuterin në vend të Windows.
Por ekzistojnë disa programe më pak të njohura që gjenden në universin e programeve falas. Disa prej tyre mund edhe të zëvendësojnë një harduer të shtrenjtë.

23. Bëhuni me Slingbox pa Slingbox: Ju pëlqen ideja e transmetimit të muzikës, fotografive, videos dhe TV live nga PC-ja, të themi në një dhomë hoteli ose BlackBerry? Mund të transmetoni sinjalin nga TV juaj në shtëpi përmes internetit duke lidhur një Slingbox me marrësin e kabllorit ose DVR-në, por kjo pajisje është e shtrenjtë.
Fatmirësisht, ekziston një softuer falas, si alternativë për këtë: Orb.com. Instaloni aplikacionin në sistem dhe pastaj lidhuni me sinjalin televiziv nga larg, duke përdorur pajisje që mund të lidhen përmes ndonjë media player (laptop, PDA, telefon të mençur ose çfarëdo qoftë). Nëse PC-ja ka një TV tuner, Orb.com mund të transmetojë falas dhe të regjistrojë shfaqjet.
Kursimi i përafërt: 180$ deri 300$.

24. Krijoni diagrame online: Mund të shpenzoni 559$ për Microsoft Visio 2007 Proffesional, 259$ për Visio 2007 Standard ose asnjë qindarkë për Gliffy (www.gliffy.com). Kjo vegël për diagrame e bazuar në Web lejon të ndërtoni diagrame, plane, vizatime teknike dhe shumë të tjera. Mund të shtoni ngjyra, hije, gradient brenda formave dhe të bëni ndonjë vizatim me përdorues të tjerë. Mund të regjistroheni për një llogari pa reklama për 5$ në muaj, e cila ofron përkrahje për e-mail dhe tipare sigurie.
Kursimi i përafërt: 259$ deri 559$.

25. Lexoni e-books pa Kindle: Aq sa i dua e-librat, aq edhe nuk jam adhurues i Kindle të Amazon që kushton 359$. PDA ose telefoni juaj i mençur mund të marrë tituj të zhanrit triller ose jo triller nga shërbime si Fictionwise.com, eReader.com dhe Mobipocket.com. Sigurisht, ekranet e telefonit janë të vegjël, por janë edhe të lehtë, që i bën të shkëlqyer për lexim kur jeni në shtrat. Përdoruesit e iPhone mund të shkarkojnë shumë shpejt libra të rinj, nuk ju duhet as PC, duke përdorur aplikacionet si eReader dhe Stanza (www.lexycycle.com).
Kursimi i përafërt: 359$.

26. Digjni CD dhe DVD: Për krijimin e një CD të përzier ose arkivimin e videove në një DVD, nuk ju duhen programe të shtrenjta si Nero ose Easy Media Creator. Në vend të kësaj provoni InfraRecorder.org, ndërfaqja e të cilës ju ndihmon të digjni.   
Mund të përdorni InfraRecorder që të krijoni të gjitha llojet e disqeve. Si shtesë, mund të bëni kopje të disqeve të pambrojtura dhe të kopjoni skedarë ISO në CD dhe DVD. Programi është me kod të hapur, kështu që mund ta përdorni pa djegur fare asnjë qindarkë.
Kursimi i përafërt: 100$.

27. Menaxhoni të hollat pa shpenzuar asgjë: Si Quicken edhe Microsoft Money vendosin një kufi në Gnucash.org. Aplikacioni menaxhon llogaritë personale dhe të bizneseve të vogla, krijon raporte të detajuara grafike, kategorizon rrjedhën e të hollave dhe nxjerr të dhënat e bursës nga interneti.
Gnucash importon skedarë QIF nga Quicken dhe ka tipare për online-banking kështu që koordinoni kartën e kredit pa vendosur të dhënat në mënyrë manuale. Më e mira nga të gjitha, Gnucash nuk “perëndon” pas dy apo tri vitesh si Quicken dhe Money, edhe pse nuk jeni të detyruar të bëni freskimet e çdo versioni.
Nëse nuk ju pengon përdorimi i aplikacione në Web në vend të aplikacioneve për desktop, shikoni aplikacionet e reja për financa personale. Shërbimet si Mint.com, Rudder, Thrive dhe Quicken Online janë falas dhe bëjnë një punë të shkëlqyeshme për ndjekjen e pagesave online, kartave të kreditit, kredive dhe llogarive investuese.
Kursimi i përafërt: 20$ deri 70$ në vit, nëse blini versionin më të ri Quicken ose Money.

Ndërtoni një Kinema Shtëpiake të lirë
Pse të shpenzoni 60$ për të shkuar në kinema kur mundeni të ndërtoni në shtëpi kinemanë personale? Pajisjet si HDTV, Blu-ray player dhe shërbimet kabllore janë në modë. Por besoni ose jo, ekzistojnë gjëra të tilla si kinematë shtëpiake. Ja si ta ndërtoni.

28. Merrni një fotografi të madhe pa TV të madh: Për sport, filma, platforma lojërash dhe serialin Lost, ekrani më i madh është më i mirë. Sot, TV-të LCD dhe plasma me 65 inç shiten për rreth 4000$. Çka do të thoshit nëse do të mund të keni një ekran pesë herë më të madh me gjysmë çmimi?
Po flas për një projektor HD si Epson PowerLite Home Cinema 1080. Mund të krijojë imazh 1080p me një diagonale deri 300 inç (nëse keni një mur aq të madh). Punon me rrjetin kabllor, Xbox, Blu-ray player dhe burime tjera dhe kushton rreth 2000$. Sigurisht kërkesë e veçantë është të keni një dhomë të errët që të mund ta përjetoni kënaqësinë, por do të mund të mburreni para fqinjëve dhe kurseni para.
Kursimi i përafërt: 2000$.

28. Shmangni Blu-ray player: Blu-ray ka fituar luftën high-definition me DVD para disa vitesh, por pajisjet Blu-ray kushtojnë ende rreth 200 dollarë. Përkundër fitores, zgjedhja për filmat Blu-ray është e limituar (rreth 1500 tituj deri më tani), dhe kostoja e diskut është më e lartë se kundërshtari, DVD. Çfarë të blejnë pronarët e HDTV?
Thjesht: Harroni Blu-ray tani për tani dhe blini një DVD player të avancuar që ofron kualitet HD, duke rritur pikselat për të përjetuar përparësitë e rezolucionit të lartë të TV-së. Rezultatet nuk janë të njëjta me Blu-ray, por është një përmirësim i dukshëm dhe mund të kënaqeni duke parë filmat që tashmë i keni. Këto pajisjet shiten nga 50 deri në 100$.
Kursimi i përafërt: 150$.

28. Hiqni nga përdorimi kabllorin: Nëse ndryshoni disa nga zakonet tuaja të shikimit të televizorit, mund ta përshëndetni kompaninë nga e cila merrni rrjetin e kabllorit. E gjitha fillon me shfletuesin: Mund të shikoni episodet e fundit të serialit tuaj të preferuar dhe të programeve televizive në vende si Fancast.com dhe Hulu.com. Këto oferta janë falas, me pak ndërhyrje reklamash. Ju pëlqen sporti? Shkoni në ESPN360.com dhe shikoni ndeshjet drejtpërdrejt apo të regjistruara.
Për të përmbushur kërkesat tuaja për kanale me pagesë, abonohuni në Blockbuster ose Netflix për të parë shfaqje si Dexter në DVD. Pakot fillojnë me rreth 9$ në muaj.   
Mangësitë? Duhet të shikoni gjithçka në kompjuter (vetëm nëse e lidhni me TV-në). Plus, tani që disa kompani kabllorësh kanë kufizime të bandwidth, mund të hasni në probleme nëse merrni shumë përmbajtje.
Kursimi i përafërt: 150$.

28. Shmangni TiVo: Nëse doni një DVR si TiVo por jo edhe një faturë tjetër mujore, shtini në funksion PC-në. Windows Media Center, një shtesë e Vista Home Premium dhe Ultimate, ofron tiparet DVR. Gjithë sa ju duhet është një TV tuner dhe një kabllo ose antenë. Një tuner kushton 50$ deri 100$, por guida e programeve është falas, kështu që është shpenzim i njëhershëm. Informohuni më shumë për këtë alternativë në “Turn Any PC Into a Media Center” (find.pcworld.com/62417).
Kursimi i përafërt: 150$ në vit.

Lajmet e fundit>