Ja se si

Shmang bezdisjet me Harddisqet dhe Dosjet, me këto truke të thjeshta

Aug 25 2008
0 Shpërndarje
Shmang bezdisjet me Harddisqet  dhe Dosjet, me këto  truke të thjeshta

HTYPNI BUTONIN PËR të ndezur kompjuterin dhe në vend që të shihni logon e mirënjohur të Windows, të del para një mesazh që të thotë se harddisku nuk e ka bërë punën si duhet. Ju duhen patjetër materialet që keni në kompjuter, ndaj keni dy zgjidhje: hidhuni para një kamioni e jepini fund mundimit ose merrni mundimin të lexoni këto pak rreshta që me siguri do t’ju ndihmojnë. Do t’ju tregoj edhe se si të rregulloni sjelljet e pakoordinuara të folderave dhe si të ç’instaloni pastër e pa probleme programet e padëshiruara.

Kompjuteri Nuk Starton

Problemi: Kur e ndez laptopin ajo çka shoh është një njoftim që thotë “Boot Failure! System Halted”. Kam provuar çdo program që kam gjetur për riparimin e harddiskut, por laptopi ende nuk starton. N-d-i-h-m-ë! Riparimi: Qëndroni i qetë. Duket se BIOS i laptopit nuk është në gjendje të identifi kojë particionin e harddiskut. Megjithatë, ka shanse të mëdha për ta riparuar. Së pari shkoni tek BIOS (shtypni <Del>apo <F10> kur ndizni laptopin) dhe zgjidhni opsionet optimale. Pastaj gjeni opsionin për të kthyer BIOS në gjendjen e mëparshme. Zakonisht ky opsion gjendet në anën e djathtë të ekranit. Ristartoni laptopin dhe lutjuni zotit. Nëse gjithçka bëtë nuk ka sukses, merrni një kopje falas të DTI Data NTFS Recovery Repair tool ( find.pcworld.com/60343 ). Kjo ju lejon të riparoni sektorin e dëmtuar të boot dhe e bën diskun përsëri të butueshëm. Para së gjithash është esenciale të lexoni këto udhëzime find.pcworld.com/60341 dhe find.pcworld.com/60342 .

Dosja e Programeve Hapet në Startup

Problemi: Kur kompjuteri ndizet, një folder i Explorer hapet në desktop për VMWare virtualization app, të cilin e kam instaluar rishtazi. Prej nga po vjen ky folder dhe si ta ndaloj? Riparimi : Duhet të fi lloni të kërkoni për të gjetur se nga hapet ky folder. Vendi i parë që duhet të shihni është Scheduled Tasks (në Control Panel). Nuk është aty? Shikoni nëse një shortcut i programit është në Startup folder (Start•Programs•Startup). Nuk patët fat as aty? Atëherë përdorni WinPatrol, një vegël pa pagesë për të larguar programet që punojnë në prapavijë (mund ta gjeni në find.pcworld.com/60324 ). Shikoni nëse është në listë. Nëse është, përdorni Win Patrol për ta larguar.Ma merr mendja se Windows është duke provuar të lexojë ndonjë shënim tek Registry Editor me vlera të pasakta, si për shembull ndonjë varg shënimesh që përmban hapësira, por nuk ka thonjëza. Windows lexon vetëm një pjesë të vendndodhjes të dokumentit, për këtë arsye hap një folder në desktop. Mund ta rregulloni në mënyrë manuale këtë të dhënë të regjistrit, duke hapur RegEdit (klikoni Start•Run, shkruani regedit, dhe shtypni <Enter>). Më pas përdorni <Ctrl+F> për të kërkuar shtegun që shihni në folderin e Eksplorerit që shfaqet në desktop. Ky shteg do të jetë i ngjashëm me “C:\Program Files\VMware Workstation\ vmware.exe” me një hapësirë që ndan karakteret tjera, si për shembull “%1” nëse ato shfaqen. Në panelin e djathtë, klikoni dy herë në artikull dhe shtoni thonjëzat tek fillimi dhe fundi i shtegut. Nëse problemi nuk është zgjidhur, mund të keni edhe shënime të tjera me të meta në regjistër. Aspak zbavitëse, ë?

Përshpejtoni Windows Explorer

Problemi: Unë përdor Windows XP, në një sistem të shpejtë dual core me një disk SATA II dhe shumë RAM. Por, My Computer i Windows, ndonjëherë do deri në 2 minuta për t’u hapur. Riparimi : Eh, ngathtësia. Ma merr mendja se jeni të lidhur në një rrjet dhe XP vazhdimisht monitoron burimet e përbashkëta siç mund të jetë një printer apo një folder rrjeti. Mund ta ndaloni monitorimin dhe përsëri të keni akses tek shërbimet e përbashkëta nërrjet. Hapni Windows Explorer, shkoni tek Tools•Folder Options, klikoni View dhe ç’selektoni Automatically search for network folders and printers. Do ta ndieni shpejtësinë. menjëherë. Ruani të Dhënat dhe Sigurohuni që i Keni Ruajtur Kam bërë një zbulim katastrofik. Dokumenti i i vjetër i backup ishte i dëmtuar. E kam ruajtur në një disk me sektorë të dëmtuar, kështu që dokumenti i Acronis True Image ishte korruptuar. Leksion i marrë: gjithmonë gjeni dhe përdorni shërbimet e vërtetimit tek programet për backup. Është mënyra e vetme për të qenë të sigurt se do të keni një backup të besueshëm (Acronis True Image mund të merret nga find.pcworld.com/60323 .)

Lajmet e fundit>