Softuer

Shmangni regjistrimet e mërzitshme pa pagesë

Apr 23 2009
0 Shpërndarje
Shmangni regjistrimet e mërzitshme pa pagesë

alt

Jeni lodhur duke u regjistruar në ueb faqet pa pagesë, vetëm për të lexuar apo për të parë disa fotografi që ju interesojnë? Duke mos u regjistruar, shumë njerëz lënë leximin e lajmeve dhe harrojnë të shohin nipërit e tyre, deri në pushimet e ardhshme vjetore. Për të mos u bezdisur duke hapur llogari, unë e kam gjetur një mënyrë të lehtë për të marrë përmbajtjen e vetëm atyre anëtarëve që unë dëshiroj.

Sa herë që anëtarët e familjes më dërgojnë ndonjë link për të hyrë në ueb faqet në të cilat kërkohet patjetër regjistrimi, unë përdor BugMeNot (www.bugmenot.com) për t’u ikur këtyre procedurave. BugMeNot është një uebfaqe pa pagesë, inventari i së cilës u jep mundësi përdoruesve të mos japin informacione personale për të krijuar llogari.

Nëse përdorni Internet Explorer, shkoni në uebfaqen e BugMeNot dhe shkruani URL-në e faqes në të cilën dëshironi të hyni, pa dhënë informacionin personal. BugMeNot do t’ju japë një listë të përdoruesish me emrat e të cilëve mund të hyni (log in) në atë faqe, pa pasur fare problem. Ndërsa shtesa BugMeNot për Firefox automatizon shërbimet për përdoruesit e Firefox. Në faqen e instalimit (find.pcworld.com/62311) klikoni Add to firefox. Klikoni Accept, install dhe pastaj një dritare e re do të hapet.

Me t’u hapur, klikoni Install Now dhe ristartojeni Firefox. Pas instalimit të shtesës BugMeNot, kur të kërkohen nga ju informacionet personale për të hyrë në ndonjë ueb faqe, me tastin e djathtë të miut klikoni në llogrinë apo kutinë e adresës e-mail dhe zgjidhni log me with BugMeNot. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë thjesht përsëriteni procesin, sepse shtesa ndonjëherë mund të përdorë informacione të vjetra.

 

Lajmet e fundit>