Lajmet

Shmangni shpërqëndrimet e shkaktuara nga YouTube me “Clea.nr Videos for YouTube”

May 16 2013
0 Shpërndarje
Shmangni shpërqëndrimet e shkaktuara nga YouTube me “Clea.nr Videos for YouTube”

youtubeTë gjithëve na ka ndodhur që gjatë orarit të punës të bëjmë pushime të vogla dhe ta kalojmë atë kohë në YouTube.

Në fund të fundit këto lloj pushimesh të bëjnë më produktivë, por çfarë mund të bësh në ato raste kur shkëputet vëmendja së tepërmi dhe vetëm kur e kupton në fund se ke shpenzuar një kohë të konsiderueshme duke kaluar nga një video në tjetrën sepse pikërisht ky është edhe qëllimi i rubrikës “Related Videos” në YouTube.

Fatmirësisht programuesit kanë menduar edhe për këtë gjë. Me funksionalitetin shtesë (extension) Clea.nr Videos for Youtube i instalueshëm në shfletues të tillë si Chrome, Firefox apo Safari (gjithashtu ekziston edhe si aplikacion për iOS) ju mund të hiqni çdo lloj rubrike nga faqja e YouTube që mendoni se ju shpërqendron.

Ndoshta nuk do ju pëlqente që këtë funksionalitet ta përdorni në kompjuterin e shtëpisë, por instalimi i tij në kompjuterin e punës do të ndikonte në rritjen e produktuvitetit në rast se ju ndodh shpesh që të shpërqendroheni.

Në qoftë se përdorni shfletuesin Google Chrome do të hasni pak probleme gjatë instalimit duke qenë se funksionaliteti nuk është listuar aktualisht në Chrome Web Store megjithatë për të lehtësuar punën tuaj mund të shihni videon me udhëzimet e instalimit në faqen, linkun e së cilës e keni më sipër.

Pasi ta keni instaluar do të vini re se faqja e YouTube do të duket vërtet bosh. Për të krijuar një ide më të qartë po ju tregojmë më poshtë dy imazhe të faqes së YouTube para dhe pas instalimit.

Mund të vini re se nuk ekziston më rubrika “Related Videos” apo komentet për t’ju tunduar. (PCWorld Albanian)

youtube 1

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>