Ja se si

Shmangni telashet gjatë zhvendosjes së përmbajtjes së vjetër në një kompjuter të ri

Nov 24 2009
0 Shpërndarje
Shmangni telashet gjatë zhvendosjes së përmbajtjes së vjetër në një kompjuter të ri

Fshini dublikimet e mesazheve të Outlook me ODIR
Sa më shumë ta përdorësh Microsoft Outlook aq më shumë dublikate të ketë te kalendari dhe  lista e kontakev. Kush e di pse ndodhin këto gjëra, por ja që ndodhin. Jam i lumtur të raportoj se ka një mënyrë të drejtë dhe jo të mundimshme për të pastruar dhe kopjuar të dhënat. Outlook Duplicate Items Remover apo shkurtimisht ODIR (find.pcworld.com/62360) eliminon kontaktet e dyfishta, hyrjet në kalendar, detyrat, të dhënat dhe dosjet e postës elektronike. Pas instalimit të programit pa pagesë, startoni Outlook dhe gjeni menytë e reja të shtuara nga ODIR. Klikoni dhe pastaj zgjidhni Remove Duplicate Items. Zgjidheni dosjen që ODIR dëshironi të skanojë; do t’i zbulojë dublikimet dhe do t’i zhvendosë ato në nëndosje (pa fshirë asgjë). E kam përdorur këtë vegël shumë herë. Është e shpejtë, e thjeshtë dhe efektive. ODIR mund të punojë me versionet e Outlook 2000 e deri tek versionet më të reja.

Përdorni VisiPics për të hequr publikimet e fotografive
Ashtu siç arrijnë dublikimet e të dhënave në Outlook, paraqiten gjithashtu edhe në koleksionet e fotografive. Fajtori i zakonshëm këtu është gabimi njerëzor. Mund të shkarkoni të njëjtin grumbull fotografish nga aparati dixhital më shume se një herë. Në çdo rast dublikimet janë vetëm një ngatërresë. Por një vegël pa pagesë mund t’i gjejë dhe fshijë ato: VisiPics (find.pcworld.com/62361). Për të filluar, zgjidhni një apo më shumë disqe apo dosje të cilat dëshironi që VisiPics të skanojë. Pastaj vendoseni filtrin në “Strick”, “Basic”, “Loose” apo ndonjë opsion tjetër ndërmjet tyre. Pozita e filtrit përcakton se me sa vështirësi do t’i kërkojë programi dallimet mes fotografive. VisiPics nuk kërkon vetëm dublikimet e emrave të fotografive. Programi ekzaminon përmbajtjen e çdo fotografie dhe kërkon ngjashmëritë mes tyre. Rezultati paraqitet në një kolonë në anën e majtë të dritares së VisiPics: vetëm vendosni kursorin e miut mbi ndonjë fotografi dhe dublikimet e saj, për të parë inspektimin. Për të shënjuar ndonjë fotografi të dyfishtë dhe për ta fshirë, klikojeni (programi mund t’i vendosë dublikimet në një dosje të veçantë, nëse ju nuk dëshironi t’i fshini). Startova VisiPics në dosjen My Pictures që përmbante më shumë se 400 fotografi. Programit iu deshën 40 minuta kohë për ta skanuar, por bëri një punë të shkëlqyer. Përfundimisht, këtë vegël shumë të vyer ia rekomandoj çdokujt që ka koleksione të mëdha fotografish.

Gjeni numrat serialë për softuerët e instaluar
Si pjesë e migrimit në kompjuterin e ri, m’u desh të gjeja numrat serialë të programeve për t’i instaluar në kompjuterin e ri. Më lehtë thuhet se sa e bëhet! Fatmirësisht Magical Jelly Bean keyfinder (find.pcworld.com/62357) i gjen me lehtësi dhe shpejtësi numrat serialë për programet e instaluara, madje duke mundësuar edhe t’i printoni ata për një ruajtje më të sigurt. Gjetësi i numrave serialë (keyfinder) është i përshtatshëm për të gjitha versionet e Windows dhe mund të gjurmojë numrat serialë për sistemin operativ, aplikacionet e Office dhe programe të tjera. Në kompjuterin tim, vegla gjeti numrat serialë për Windows XP dhe Office 2003. Gjetësi i numrave serialë është i shpejtë, pa pagesë dhe jashtëzakonisht i vyer. Madje nuk keni nevojë as ta instaloni atë në kompjuter. Këtë produkt nuk ua rekomandoj vetëm atyre që migrojnë në një kompjuter të ri, por edhe atyre që dëshirojnë të mbajnë një kopje të sigurt të numrave serialë.

Lajmet e fundit>