Biznes

Shoferët e Uber duhet të licencohen u shpreh një gjykatë Evropiane

May 11 2017
0 Shpërndarje
Çështja u dërgua në gjykatë nga një shoqatë takstësh nga Barcelona të cilët kundërshtonin praktikat dhe konkurrencën e Uber të cila ti quanin të pandershme sepse shoferët nuk ishin të licencuar. Shoferët e Uber duhet të licencohen u shpreh një gjykatë Evropiane Photo Source: Reuters

Uber ofron shërbime transporti dhe për këtë duhet të licencohet u shpreh një gjykatë Evropiane ditën e Enjte duke i dhënë një goditje të rëndë perspektivave të kompanisë.

“Platforma elektronike inovative e Uber hyn në sektorin e transportit dhe për këtë duhet marrë licenca dhe autorizimi i duhur në mënyrë që të vijojë aktivitetin,” tha Gjykata e Lartë e Bashkimit Evopian.

Çështja u dërgua në gjykatë nga një shoqatë takstësh nga Barcelona të cilët kundërshtonin praktikat dhe konkurrencën e Uber të cila ti quanin të pandershme sepse shoferët nuk ishin të licencuar.

Uber reagoi duke thënë se “kjo lëvizje do të nxisë reformën e nevojshme të ligjeve të vjetra të cilat bllokojnë qasjen miliona Evopianëve në një shërbim me një të shtypur butoni.”

“Vendimi i gjykatës nuk do të ndryshojë mënyrën sesi adresohet rasti jonë në të gjitha vendet Evropian,” vijoi Uber. /PCWorld Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>