Vëzhgim

SHOKËT 2.0

Apr 10 2009
0 Shpërndarje
SHOKËT 2.0

altPërpara paraqitjes të internetit, jetët e njerëzve ishin të thjeshta dhe burimet e informacionit ishin të kufizuara. Me paraqitjen e internetit, jeta jonë ndryshoi. Për të kuptuar se si filloi revolucioni informatik, i cili influencom jetën tonë, duhet të kuptojmë fuqinë e kësaj epoke dixhitale.
Kjo erë e re po udhëhiqet çdo ditë e më shumë nga opinionet e njerëzve, eksperiencat dhe blogs që ata kanë, dhe për çdo gjë që ndodh në çdo kënd të botës, interneti është aty të na japë informacion të freskët, për të na ndihmuar apo edhe për të zgjeruar horizontet.
Pa dyshim që nuk ka ndryshuar vetëm mënyra jonë e të menduarit apo e të jetuarit në këtë interaktivitet, por po ashtu ka lançuar një fenomen të ri.
Rrjetet sociale janë revolucioni i përdoruesve të internetit. Këto rrjete janë fenomeni i ri që lindi si rezultat i interesave të përbashkëta të njerëzve. Komunitetet sociale po ndikojnë mënyrën se si ne mendojmë. Megjithatë, ne dyshojmë mbi atë se sa të besueshëm mund të jenë shokët tanë 2.0 dhe mali me informacion që marrim nga Interneti.
Po ashtu, në mënyrë të pavetëdijshme, interneti sot na udhëheq në informacionin që ne konsumojmë, duke na ndërtuar kështu identitete, stile të reja komunikimi dhe jetese. Në ditët e sotme, thuajse çdo përdorues i internetit ka të paktën një llogari në rrjetet sociale. Është gati e pamundur të qëndrosh larg nga i ashtuquajturi Web 2.0, i pasur me mjete dhe aplikacione, që s’mund t’i rezistosh, qoftë për biznes apo për argëtim. Por, a është shumë i dyshimtë numri i shokëve virtualë dhe shokëve realë në këto komunitete?
Çdo ditë e më shumë po bëhemi më të zënë dhe në këtë mënyrë nuk na ‘lejohet’ të mbajmë aq shumë kontakte me shokët, në mënyrën siç mbajmë shoqërinë tonë në këto rrjete sociale.

SHOKËT REALË VS. SHOKËVE VIRTUALË
altRritja e shpejtë e rrjeteve sociale është një fenomen shoqëror dhe profesional. Njerëzit i përdorin këto rrjete për të ndërtuar marrëdhënie miqësore dhe profesionale. Faqet si Facebook, MySpace dhe LinkedIn, po përjetojnë një rritje të paparë nga përdoruesit, që po e shtojnë nivelin e kontakteve të tyre çdo ditë e më shumë. Pavarësisht faktit se dikush do argumentojë faktin se sa shumë “shokë” ka, ekspertët thonë se ata mbeten vetëm altshokë virtualë. Njerëzit e shikojnë kontaktin personal si të domosdoshëm për formimin e miqësive të ngushta. Shkatërrimi i kontaktit personal është edhe kritika kryesore që i bëhet këtyre rrjeteve sociale. Shokët virtualë po zvogëlojnë kontaktin tonë real me njerëzit, prandaj po humbasin aftësitë komunikuese në vend altqë t’i forcojmë ato. Gjuha e trupit është pjesë e rëndësishme e komunikimit tonë, por duke përdorur rrjetet sociale nuk mund të shikojmë buzëqeshjen e vërtetë apo ironike të dikujt, ose kontaktin e syve të partnerit e biznesit.

 Duke pasur shokë virtualë kundrejt atyre realë, mund të na ndihmojë t’i forcojmë interesat dhe bindjet tona, si dhe të ndajmë qëllimet e përbashkëta me njerëzit anekënd botës dhe kostoja oportune e kësaj është ajo që kemi çdo ditë e më pak kontakte personale. Në anën tjetër, këto rrjete sociale janë pjesës e fshatit global, janë agora ku njerëzit shprehin lirisht atë që mendojnë, mbështesin ose protestojnë, dhe në këtë mënyrë influencojnë shoqërinë. Duket se ne kemi marrëdhënie të ngushta me persona të cilët janë influencues. Kështu, një studim i New England Journal of Medicine rezultoi se vendimi i dikujt për të lënë duhanin, ndikohet shumë nga ajo nëse njerëzit në rrjetin e tij social e bëjnë të njëjtën dhe jo aq nga njerëzit me të cilët jeton apo takon çdo ditë. Pra, me siguri, grupet sociale po drejtojnë mënyrën se si mendojmë, por mbetet e paqartë se deri në çfarë pike jemi të vetëdijshëm të gjykojmë nëse është për mirë apo për të keq. Si do të tentojnë të mendojnë ata 200 shokët e mi nëse unë kundërshtoj për një temë të caktuar, mbështes ose gjykoj dikë tjetër jashtë rrethit tonë? Kjo është akoma çështje e cila nuk është studiuar aq shumë nga analistët dhe po aq shumë analiza duhen bërë.


NDËRTIMI I KONTAKTEVE TË BIZNESIT PËRMES RRJETEVE SOCIALE
Duke jetuar një jetë aq vibrante, me gjithmonë e më pak kohë e mundësitë para vetes, këto rrjete çliruan disi mënyrën e depërtimit profesional.
Kështu, në vend që të marrësh kartvizitën e dikujt, ke profilin e tij para sysh me shumë informacion për atë person. Interneti është vërtetuar të jetë mediumi i duhur për ata që duan të ekspozohen. Prandaj, përveç ndërtimit të lidhjeve sociale, njerëzit dëshirojnë të ndërtojnë rrjetet e tyre profesionale, nëpër grupe të përbashkëta, me lidhje të përbashkëta. Në këtë mënyrë të përmirësojnë pozitën e tyre në këto komunitete.

 

Në anën tjetër, ndërtimi i lidhjeve të forta profesionale kërkon më shumë se sa prezenca në botën e sotme të anonimitetit. Lidhjet virtuale nuk kanë domosdo të njëjtën fuqi në jetën reale.  Jo të gjithë njerëzit priren të ndajnë informacionin e tyre personal në internet, ashtu siç do kishin bërë në kontaktin sy më sy. “Nuk ka zëvendësim për kontaktin real njerëzor”, shprehen sociologët, prandaj kafja “jo moderne” me partnerin e biznesit, e shoqëruar me shtrëngim dore për marrëveshje, ka shumë më shumë domethënie, se sa biseda virtuale.
Prandaj, promovimi i rezymesë në rrjetet sociale si LinkedIn është në rregull, por duhet të mbështetet nga vullneti për të krijuar relacione reale, me qëllim që lidhjet dixhitale të jenë më të besueshme se sa vetëm numrat. Ndërtimi i marrëdhënieve profesionale kërkon më shumë dedikim se sa vetëm prezenca në rrjetet sociale.

Përveç lidhjeve profesionale ose miqësive, ajo çfarë rrjetet sociale po ofrojnë është burimi i informacionit.
Ato të japin mundësinë të diskutosh dilemat, të shprehësh përvojën tënde profesionale dhe opinionet.
Për një arsye apo tjetër, rrjetet sociale janë bërë virusi i kohës tonë, duke u përhapur me ritëm të shpejtë. Kështu, nëse radios iu deshën 38 vjet për të arritur një audiencë 50-milionëshe, kurse televizionit 13 vjet, internetit iu deshën vetëm 4, kurse rrjetit më popullor social Facebook vetëm 2.
Befasuese ose jo, një hulumtim i bërë në Britaninë e Madhe, kalkuloi se të punësuarit shpenzojnë në rrjetet sociale 233 milion orë, çdo muaj.

Kjo “kohë e humbur” i detyron punëdhënësit të ndalojnë qasjen në rrjetet sociale për shkak të sasisë të madhe të kohës që ata e shpenzojnë nëpër miliona aplikacione. Përfundimisht, nuk mund të kontestojmë ndikimin që kanë grupet sociale në jetën tonë të përditshme. Nga faktet e lartpërmendura mund të vijmë në përfundim se paraqitja e rrjeteve sociale nuk është vetëm trend i momentit, por ato po bëhen varësi dhe mjet i ngritjes profesionale. Për shkaqe shoqërore ose profesionale, jemi prezent në to dhe i frekuentojmë shpesh. Duke e pozicionuar veten në bazë të qëllimeve të përbashkëta kontribuojmë për zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të grupeve dhe rrjeteve sociale.
Të besueshme apo jo, mbetet akoma çështje për t’u diskutuar, megjithatë, në një mënyre apo një tjetër, rrjetet sociale janë mjet i ndërtimit të lidhjeve në botën e sotme online.
 

Lajmet e fundit>