Lajmet

Shpallen 7 projektet fituese të konkursit mbi “Idetë Inovative në Administratën Publike”

Oct 28 2014
0 Shpërndarje
Shpallen 7 projektet fituese të konkursit  mbi “Idetë Inovative në Administratën Publike”

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito dhe zv/Kryeministri  i Shqipërisë Niko Peleshi organizuan sot aktivitetin në kuadër të shpalljes së fituesve të konkursit mbi Idetë Inovative në Administratën Publike.

haritooo

Ky konkurs, i cili ka filluar në fund të muajit maj 2014, mblodhi së bashku ide të reja të më shumë se 200 aplikuesve nga ku dolën fitues 7 projekte inovative dhe kreative të cilat do të implementohen gjatë muajve në vijim. Projektet fituese kanë si fokus rritjen e efikasitetit në shërbimet publike, rritjen e transparencës, thjeshtimin e shërbimeve dhe uljen e kostove. Idetë më të mira fituan sot jo vetëm mundësinë për të bërë realitet projektet e gjithsecilit, por fituesit përfituan edhe një çmim prej 100,000 lekësh.

Ministrja Harito mbajti në këtë aktivitet fjalën e saj, ku ndër të tjera u shpreh: “Janë sot 1400 shërbime të listuara të cilat ofrohen nga shteti shqiptar. 1400 janë shumë, dhe të gjitha këto shërbime kanë metodat e tyre, letrat e tyre, dokumente të pastandardizuara, ofrohen në zyra të ndryshme më një mënyrë të caktuar. Kemi hyrë tashmë në një proces standardizimi ku të gjitha këto shërbime në radhë të parë do të kenë të njëjtën fytyrë, do të ofrohen në mënyrë të ngjashme midis tyre dhe do të shkojnë drejt qendrave të integruara. Kjo është një nga reformat e mëdha të qeverisë tonë. Një reformë e cila do të zgjasë deri në fund të mandatit, por që do të bëhet hap pas hapi, me disa faza. Kemi si synim përmirësimin e shërbimeve publike”.

Sipas ministres Harito ka shumë student të Informatikës Ekonomike dhe të Informatikës që mund të ulen të krijojnë edhe një platformë online të librave të përdorur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>