Lajmet

Shpallen fituesit e tre çmimeve të konkursit “Të dhënat qeveritare në dorën tuaj”

May 16 2014
0 Shpërndarje
Shpallen fituesit e tre çmimeve të konkursit “Të dhënat qeveritare në dorën tuaj”

Konkursi KODEËshtë mbyllur sot zyrtarisht konkursi “Të dhënat qeveritare në dorën tuaj”, ku u shpallën edhe tre çmimet fituese. Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e qendrës Protik mori pjesë edhe ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, e cila është ideuesja e një konkursi të tillë që ka si qëllim krijimin e aplikacioneve për transparencën e të dhënave të institucioneve publike.

Gjithashtu në aktivitetin e organizuar morën pjesë edhe përfaqësues nga kompanitë mbështetëse të konkursit si, Albtelecom, ICTSmedia, MPAY, btc albania, easypay, etj. Ministrja Harito që në fillim të fjalës së saj theksoi rëndësinë e bërjes publike të të dhënave qeveritare, si një rrugë dhe mundësi për të rritur transparencën. “Përdorimi i të dhënave sjell një besim për punën e qeverisë dhe një besim tek njëri-tjetri dhe asnjë shoqëri nuk mund të avancojë pa këtë besim. Ky konkurs do të shërbejë dhe ka shërbyer për t’iu motivuar që të krijohen sipërmarrje, startup-e dhe nisma të tjera në inovacion”.

Gjithashtu në aktivitet morën fjalën edhe përfaqësues të kompanive dhe organizatave njëherësh edhe mbështetës të konkursit nga Albtelecom, ICTSmedia, MPAY, btc albania, easypay. Në fund ministrja Harito shpalli tre çmimet fituese të këtij konkursi. Më konkretisht tre çmimet fituese të konkursit “Të dhënat qeveritare në dorën tuaj janë:

Në vendin e parë u klasifikua grupi i studenteve(Sindrit Reka, Sabri Nuzi dhe Nertil Zhuri) nga universiteti Epoka me projektin për të dhënat e sistemit shëndetësor.

Në vendin e dytë u  rendit projekti për Buxhetin me studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës (Jona Rizvanolli, Grigor Malo dhe Bruna Rizvanolli)

Në vendin e tretë u shpall fitues grupi i studentëve po nga Universiteti Politeknik i Tiranës (Ilir Kola, Xhulio Kondakçiu, Thimo Koça dhe Ralvi Isufaj) me projektin për arsimin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>